10.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

‘Ky ka qenë viti i tmerrit’ – Mamaja e Martin Canit rrëfen momentet e fundit me të birin dhe librin që po shkruan

Në mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Goca & Gra’, ishte e ftuar Florina, mamaja e Martin Canit, 14-vjeçarit që humbi jetën tragjikisht një vit më parë, pasi u qëllua me thikë nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshi.

Florina rrëfeu me lot dhe emocione momentet e fundit me të birin, si dhe projektin e saj për të shkruar një libër për jetën e tij:

“Ky ka qënë viti më i vështirë. Kur më kujtohet më merret fryma, më vjen ndërmend kur merrte çantën për të ikur në shkollë. Ky ka qenë viti i tmerrit.”

Ajo vlerësoi mbështetjen e familjarëve dhe qytetarëve:

“Familjarët por edhe të gjithë shqiptarët na kanë respektuar pafund dhe na kanë qendruar afër.”

Florina tregoi gjithashtu se libri i saj përqendrohet në jetën e Martinit:

“Unë po shkruaj një libër, ardhja e Martinit në jetë, ai ka qenë fëmijë shumë i saktë. Në libër e kam përshkruar të gjithë jetën e tij me detaje nga lindja deri në momentin që ndërroi jetë në mënyrë të padrejtë nga një bashkëmoshatar.”

Momenti i fundit me të birin mbetet i paharrueshëm:

“Ditën e fundit iku dhe më përqafoj, më tha ‘mami ika, mirupafshim’. Gjithmonë e shoqëroja me sy deri sa hipte në furgonin e shkollës.”

Ngjarja e dhimbshme që tronditi vendin një vit më parë vazhdon të lërë gjurmë në kujtesën e familjarëve dhe komunitetit shqiptar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...