4.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

LaCivita vjen në Shqipëri për të drejtuar fushatën elektorale të PD: “Surpriza dhe zhvillime të bujshme në horizont”

Një javë para nisjes zyrtare të fushatës elektorale, Shqipëria do të presë ardhjen e një figure të njohur të fushatave politike amerikane, Chris LaCivita, i cili do të drejtojë ekipin e fushatës së Partisë Demokratike.

Lajmi u konfirmua nga Edit Harxhi, kandidate për deputete nga radhët e PD-së, gjatë një interviste në emisionin Log. Sipas saj, LaCivita do të qëndrojë në Shqipëri gjatë gjithë fushatës, ku do të jetë prezent në çdo hap, që nga hapja e fushatës ditën e shtunë, deri në prezantimin e programit elektoral më 12 prill.

Zoti LaCivita vjen nesër. Do të drejtojë fushatën gjatë gjithë kohës këtu në Shqipëri. Do të qëndrojë në Tiranë. Do të jetë këtu gjatë gjithë kohës. Ai do të jetë personi që do drejtojë fushatën, do jetë në hapjen e fushatës dhe do të jetë edhe në prezantimin e programit elektoral në datën 12.”, – tha Harxhi.

Ajo paralajmëroi se ardhja e tij do të shoqërohet me “surpriza” dhe zhvillime të bujshme politike, të cilat sipas saj do të “ndriçojnë rrugën e fitores së PD”.

Chris LaCivita është një strateg republikan i njohur në SHBA, i përfshirë në fushata të profilit të lartë, përfshirë edhe ato të ish-presidentit Donald Trump. Pritet që prania e tij të sjellë një frymë të re strategjike në organizimin dhe komunikimin e fushatës së demokratëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...