10.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

“Lakimi i emrit është tentativë për të minuar besimin në drejtësi” – Gjykata Supreme dënon sulmet e anëtarit të KQZ-së Alban Krasniqi

Gjykata Supreme e Kosovës ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me sulmet e fundit të anëtarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Alban Krasniqi, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, i cili gjatë mbledhjes së KQZ-së më 1 shtator 2025, përdori gjuhë të papranueshme ndaj Gjykatës Supreme dhe gjyqtarit të kësaj gjykate, Zenel Leku.

Në njoftimin e saj, Gjykata Supreme thekson se deklaratat e tilla përbëjnë sulm të drejtpërdrejtë ndaj integritetit të gjyqtarit dhe sistemit të drejtësisë në Kosovë. “Lakimi dhe krahasimi i emrit të gjyqtarit Zenel Leku është tentativë e ulët për ta dëmtuar figurën e tij dhe për ta minuar besimin në drejtësi”, thuhet në reagim.

Gjykata vë në dukje se shpikja e teorive konspirative, etiketimet dhe përpjekjet për denigrim të figurave të gjyqtarëve të Gjykatës Supreme në një institucion si KQZ, ku pritet maturi, qartësi dhe respekt, tregon mungesë të kulturës politike. Më tej, Supremja nënvizon se qytetarët e Kosovës kanë nevojë për përfaqësues që respektojnë institucionet, jo për ata që përpiqen t’i delegjitimojnë ato me akuza pa fakte.

Gjykata Supreme thekson se në një shtet demokratik, gjyqësori është ai që garanton barazinë dhe drejtësinë zgjedhore, dhe se përpjekjet për diskreditimin e një gjyqtari të instancës më të lartë janë të dëmshme dhe të papranueshme për gjykatën, për gjyqtarin dhe për gjithë shoqërinë.

Në përfundim, Supremja dënon ashpër përdorimin e gjuhës së papranueshme dhe thekson rëndësinë e respektit ndaj institucioneve dhe figurave të drejtësisë, duke i bërë thirrje të gjithë aktorëve politikë që të veprojnë me përgjegjësi dhe maturi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...