Skuadra e Milanit ka fituar këtë pasdite përballë Veronës në “San Siro”. Kuqezinjve i mjaftoi vetëm një gol i Leaos në fillim të sfidës në minutën e 8′, për të marrë 3 pikët.
Pioli kishte bërë disa ndërrime në formacion për këtë takim duke aktivizuar nga e para Florenzin dhe Musa.
Portieri Maignan nuk luajti për shkak se u dëmtua në Champions ndaj Newcastle. Në vend të tij u aktivizua portieri Sportiello. Pak minuta në pjesën e dytë pati edhe për blerjen e re Luka Jovic, i cili zëvëndësoi Olivier Giroud.
Me rikthimin tek fitorja, Milani rimerr vendin e dytë në renditje, megjithatë duhet të presë rezultatin e Juventusit, e cila po ndeshet me Sassuolon.
Javën e ardhshme, në mesjavë, ekipi i Piolit do të luajë në transfertë ndaj Cagliarit.