10.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Ledri Vula rrëfen arsyen e ndarjes me Sara Hoxhën: “Distanca na ndau, jo konfliktet”

Në një intervistë të sinqertë për podkastin e Alketa Vejsiut, reperi i njohur Ledri Vula ka folur për herë të parë hapur rreth ndarjes së tij me partneren dhe nënën e vajzës së tij, Sara Hoxha.

Ledri theksoi se ndarja nuk erdhi si pasojë e konflikteve apo mosmarrëveshjeve, por për shkak të distancës gjeografike që, me kalimin e kohës, i ftohu raportet mes tyre.

“Puna e Sarës ka qenë në Tiranë, puna jeme ka qenë në Kosovë dhe diasporë, dhe kjo ka krijuar një distancë që i ka ftoh raportet. Distanca e bëri ndarjen më të lehtë”, u shpreh ai me qetësi.

Pavarësisht kësaj, Ledri u tregua i kujdesshëm për të theksuar se ruajnë një marrëdhënie të mirë për hir të vajzës së tyre, Poem Blu, dhe se respekton zgjedhjet e Sarës në jetën private.

Ai komentoi gjithashtu lidhjen e saj të re me Erik Fullanin, duke u shprehur me një ton mbështetës:

“Sara më duket shumë e lumtur me djalin. Për mua është më e rëndësishme që Sara të jetë e lumtur. Nëse ajo është e lumtur, edhe goca është e lumtur. Për mua, goca është më shumë me rëndësi.”

Deklaratat e Ledrit janë pritur me interes të madh nga publiku, duke sjellë një dritë të re mbi marrëdhënien e tyre, tashmë të kaluar, por me respekt e përkushtim për rolin e përbashkët si prindër.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...