17.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Lefter Maliqi: “Uragani i fitores nis nga Berati – pritje madhështore për Berishën në orën 17:00”

Kandidati për deputet i opozitës në qarkun e Beratit, Lefter Maliqi, ka intensifikuar takimet elektorale në prag të përmbylljes së fushatës. Ai ka paralajmëruar një miting festiv madhështor sot, në orën 17:00, në sheshin para Turizmit në Berat, ku do të marrë pjesë lideri historik i së djathtës, Sali Berisha.

Maliqi shprehet i bindur për një fitore të paprecedentë të opozitës në Berat, ku sipas tij PD dhe Opozita e Bashkuar do të arrijnë të fitojnë 4 mandate, në një ndarje që ai e quan “surprizë historike 4:3”.

“Ditë e madhe sot në Berat! Në orën 17:00, te sheshi para Turizmit, miting festiv madhështor me Liderin Berisha. Qarku Berat me fitore surprizë 4:3, për herë të parë për PD dhe Opozitën e Bashkuar. Uragani i fitores nuk ndalet. Ju mirëpresim. Fitore!”, ka shkruar Maliqi në rrjetet sociale.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë masivisht në këtë aktivitet si një shenjë force dhe bashkimi, ndërsa thekson se fitorja do të vuloset më 11 maj, kur qytetarët t’u drejtohen kutive të votimit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...