12.5 C
Tiranë
Tuesday, November 26, 2024
spot_img

Legjenda e tenisit Serena Williams i jep fund karrierës: Jam e tmerrshme në momentet e lamtumirës

Në moshën 40-vjeçare tërhiqet përgjithmonë nga tenisi i luajtur raketa më e suksesshme e historisë së këtij sporti, Serena Williams.

Amerikania që shpreson ende të luajë grand slamin e fundit të karrierës pas pak ditësh në US Open ka bërë me dije se dëshiron të kalojë më shumë kohë me vajzën 5-vjeçare dhe bashkëshortin dhe të tentojë gjithashtu të bëhet mama për herë të dytë.

“Do të largohem nga tenisi për t’iu përkushtuar gjërave më të rëndësishme në jetë. Është gjëja më e vështirë për mua në këto momente sepse nuk dua që të mbarojë por në të njëjtën kohë, jam gati për atë që më pret më vonë”, thekson Serena.

Williams nuk do të largohet menjëherë. Pak ditë pas fitores së parë sezonale, ajo do të marrë pjesë në Toronto, ndërsa ka bërë me dije se nuk e di nëse do të jetë gati për turneun e US Open.

“Nuk dëshiroj asnjë ceremoni sepse jam e tmerrshme në momentet kur duhet të jap lamtumira. Dua të dini që të gjithë që ju jam shumë mirënjohëse dhe këtë nuk mund ta shpreh me fjalë. Do më mungojë vajza që luante tenis, ju dhe gjithçka tjetër që ka lidhje me këtë sport”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT