11.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Legjionarët Kuqezi në formë: Rey Manaj rikthehet te goli, Arbër Hoxha asiston për Dinamon

Futbollistët shqiptarë që luajnë jashtë vendit vazhdojnë të tregojnë formë të mirë me ekipet e tyre. Në fundjavën e kaluar, Rey Manaj shkëlqeu sërish në kampionatin turk, duke gjetur rrugën e rrjetës me fanellën e Sivassporit. Sulmuesi i Kombëtares shënoi nga pika e penalltisë në minutën e 26-të, në përballjen kundër Gaziantep, duke regjistruar golin e tij të shtatë në këtë sezon.

Arbër Hoxha vazhdon të konfirmojë talentin e tij në Kroaci, ku kontribuoi me një asist në fitoren 3-1 të Dinamo Zagrebit ndaj Goricës. Hoxha u aktivizua në pjesën e dytë dhe shërbeu një pasim vendimtar për golin e tretë të shënuar nga Kulenovic.

Nga legjionarët kuqezi, titullarë me ekipet e tyre ishin:
Thomas Strakosha
Arlind Ajeti
Marash Kumbulla
Amir Abrashi
Qazim Laçi
Feta Fetai
Adrion Pajaziti
Anis Mehmeti
Taulant Seferi

Ndërkohë, si zëvendësues dhanë kontributin e tyre:
Ylber Ramadani
Jasir Asani
Keidi Bare
Ernest Muçi
Arbnor Muja

Legjionarët shqiptarë po vazhdojnë të tregojnë formë të lartë, duke dhënë sinjale pozitive edhe për Kombëtaren, që po përgatitet për sfidat e radhës!

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...