15.5 C
Tiranë
Saturday, March 21, 2026
spot_img

Leonardo DiCaprio dhuron 10 milionë USD për ushtrinë ukrainase

Leonardo DiCaprio raportohet se ka dhuruar dhjetë milionë dollarë për Forcat e Armatosura të Ukrainës, njëherësh shuma më e lartë e donacioneve të ofruara për vendin deri më tani.

“Superylli i Hollywoodit, i njohur për rolin në filmin “Titanic”, Leonardo DiCaprio, ka transferuar dhjetë milionë dollarë në qeverinë ukrainase ndërsa po vazhdon lufta mes Rusisë dhe Ukrainës. Me sa duket, donacioni i madh ka për qëllim të mbështesë përpjekjet e luftës, si dhe përpjekjet humanitare brenda vendit”, thuhet në raport.

Vihet re se DiCaprio, i cili ka rrënjë ukrainase në bazë të gjyshes së tij, ka dënuar ashpër pushtimin rus të Ukrainës – duke iu bashkuar një numri të madh të të famshmëve tjerë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka bërë thirrje botës për mbështetje ushtarake dhe financiare, meqë pushtimi rus i Ukrainës ka një taksë të lartë për vendin.

Sipas tabloideve ndërkombëtare, Banka Kombëtare e Ukrainës ka vendosur të hapë një llogari të posaçme për mbledhjen e fondeve për të mbështetur Forcat e Armatosura të Ukrainës.

Sa i përket yjeve të tjerë, Robert De Niro gjatë një takimi në Universitetin e Kembrixhit tha se duhet bërë gjithçka për agresionin rus.

Mila Jovovich, e lindur në Kiev, e cila ka rrënjë ukrainase dhe ruse, është tmerruar nga situata në Ukrainë.

Mila Kunis dhe Ashton Kutcher thanë në një video të postuar të premten se ata synojnë të mbështesin aktivitetet humanitare në Ukrainë. Kunis dhe Kutcher planifikojnë të dhurojnë tre milionë dollarë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Zhdukje dhe gjakmarrje që shtrihen përtej kufijve, SPAK zbërthen vrasjen e Klevis Lleshit

0
Pas pesë vitesh hetime intensive, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbuluar detaje tronditëse mbi vdekjen e Klevis Lleshit, 21-vjeçarit...

Dj Gimbo tregon lidhjen me Selin: “Pa Selin ndihem si peshku pa ujë”

0
I ftuar në “Goca dhe Gra” këtë të premte, Dj Gimbo, i cili u eliminua nga “Big Brother VIP”, foli hapur për marrëdhënien e...

Mateo kërkon ngushëllim tek Selin pas mërzitjes me Brikenën

0
Pas incidentit të ndodhur pas mesnate me Brikenën, Mateo duket se po tenton të gjejë ngushëllim dhe mirëkuptim duke e krahasuar situatën e tij...

Punëtori shqiptar humb jetën në aksident në kantier

0
Carpi, Itali – Një aksident i rëndë ka tronditur kantierin e ndërtimit në Carpi, ku një punëtor shqiptar 52-vjeçar, Murat Tafçiu, ka humbur jetën...

Vrasje në Itali: Shqiptari 30-vjeçar Gjergj Pergegaj qëllohet me katër plumba në Olmo, një...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Olmon në Itali, ku gjatë natës së mesnatës midis 20 dhe 21 marsit, Gjergj Pergegaj, 30 vjeç, u...