20.5 C
Tiranë
Wednesday, April 8, 2026
spot_img

Leonora Jakupi ndez skenën e Big Brother VIP Kosova 4 me performancë patriotike

Spektakli i Big Brother VIP Kosova të hënën mbrëma solli surpriza dhe emocione të forta për publikun.

Një nga momentet më të spikatura të mbrëmjes ishte performanca e artistes së njohur shqiptare, Leonora Jakupi, e cila u ngjit në skenë në kuadër të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

E veshur me uniformën e UÇK-së, ajo interpretoi këngë me motive patriotike, ndër to edhe “A vritet pafajësia?”, duke krijuar një atmosferë të fuqishme në studio. Në kulmin e performancës, publiku u ngrit nga vendet dhe iu bashkua artistes në skenë, duke valëvitur flamuj dhe duke kënduar së bashku me të.

Mbrëmja u shndërrua në një homazh artistik për këtë datë historike, ndërsa performanca e Leonorës u prit me duartrokitje të gjata dhe reagime të shumta në rrjetet sociale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Mbyllja e Hormuzit i sjell Rusisë miliarda”: Rritja e çmimeve të energjisë forcon të...

0
Mbyllja de facto e Ngushticës së Hormuzit ka shkaktuar rritje të ndjeshme të çmimeve të naftës, gazit dhe plehrave kimike në tregjet ndërkombëtare, duke...

Elbasan/ Automjeti del nga rruga dhe përfundon në përroin e Zaranikës

0
Një aksident rrugor është regjistruar pranë lagjes “Skënderbej” në Elbasan, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në përroin e Zaranikës. Nga...

Tiranë: Thyen “arrestin në shtëpi”, arrestohet 26-vjeçari për disa vjedhje

0
Një 26-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi theu masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe dyshohet se ka kryer një sërë vjedhjesh gjatë muajit...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 8 Prill 2026

0
♈ Dashi Energjia është e fortë, por mund të përballesh me pengesa të vogla. Mos u nxit në reagime. ♉ Demi Kërkon stabilitet dhe qetësi. Fokusohu te...

Parashikimi i motit, e Mërkurë, 8 Prill 2026

0
Më 8 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i paqëndrueshëm, tipik pranveror, me alternime të shpejta mes kthjellimeve dhe reshjeve. Paraditeja nis me intervale dielli...