8.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Levan / Makina merr flakë në ecje, brenda pak sekondave shkrumbohet e tëra

Një automjet tip ‘Nissan Qashqai’ me targa ..875 YM është përfshirë nga flakët në bypassin ‘Mbrostar – Levan’ afër spitalit memorial turk me sens levizjeje drejt Vlorës.

Fatmirësisht nuk pasur viktima si pasojë e këtij incidenti, në automjet udhëtonte vetëm drejtuesi i mjetit.

Nga vëzhgimi paraprak mendohet se zjarr ka qenë aksidental, shkaktuar nga ndonjë defekt në mjet.

Burimet policore kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, për të realizuar hetimet e nevojshme proceduriale.

Njoftimi i Policisë:

Fier/Informacione paraprake

Rreth orës 18:20, në bypass_in e Fierit, ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti tip “Nisan” me drejtues shtetasin A. B. Nga flakët janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një defekti në mjet.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Rreth orës 18:30, në fshatin Sheqishte, Fier, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E. Sh., 26 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Volkswagen”, i cili ka qënë i parkuar anës rrugës.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Benz” dhe pasagjeri, shtetasi D. L., 30 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...

Jennifer Lopez ndan momentet e lumtura të jetës: “Kur shfaqja mbaron, por muzika vazhdon”

0
Jennifer Lopez po shijon një nga periudhat më të bukura dhe më të qeta të jetës së saj, dhe këtë e ka reflektuar qartë...

Macron: “Ne nuk e zgjedhim luftën, kemi vetëm një pozicion mbrojtës”

0
Presidenti francez, Emmanuel Macron, riafirmoi pozicionin e Francës në konfliktin e Lindjes së Mesme, duke theksuar se vendi i tij nuk është pjesëmarrës aktiv...