Lëvizja Shqipëria Bëhet vazhdon ciklin e bashkëbisedimeve me fermerët dhe blegtorët për të ndarë vizionin dhe programin tonë të mbështetjes për sektorët e bujqësisë, blegtorisë, bletarisë dhe peshkimit.
Të nesërmen, më 27 Nëntor, në orën 11:00, do të zhvillohet një takim me fermerët dhe blegtorët në fshatin Krutje e Sipërme, ku do të diskutojmë mundësitë për zhvillimin dhe përmirësimin e këtyre sektorëve. Ky është një hap i rëndësishëm për të përçuar mesazhet dhe angazhimet tona për një Shqipëri më të zhvilluar dhe me mundësi më të mira për fermerët dhe blegtorët.