10.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Lëvizte i armatosur me me mjetin tip Range Rover, pranga 18-vjeçarit në Lezhë

Një 18-vjeçar që lëvizte i armatosur është arrestuar nga policia e Lezhës. I riu lëvizte me një mjet tip “Range Rover” kur është ndaluar nga policia.

i riu ka tentuar të largohet me vrap duke marrë një cantë me vete. Por ai është kapur nga policia. Gjatë kontrollit në çantën e dorës, shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri pistoletë me një krehër me 15 fishekë, e cila u sekuestrua në cilësinë e proves materiale.

Sakaq janë proceduar edhe 2 pasagjerët në mjet.

Njoftimi i policise:

Lezhë/Falë inteligjencës policore, finalizohet operacioni i koduar “Ndërhyrja”.

Qarkullonte me automjet dhe me armë zjarri me vete, tentoi të largohej me vrap për të shmangur kontrollin, vihet në pranga 18-vjeçari.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë, me krehër me 15 fishekë.

Procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas (pasagjerët në automjet), për moskallëzim krimi.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Lezhë, në kuadër të punës për ruajtjen e rendit dhe sigurisë, si dhe kontrolleve për parandalimin e ngjarjeve kriminale, falë inteligjencës policore, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Ndërhyrja”.

Gjatë operacionit, në Lezhë, shërbimet e Policisë kanë konstatuar dhe ndaluar për kontroll automjetin tip “Range Rover”, me drejtues shtetasin K. L. dhe pasagjerë shtetasit J. K. e L. K.

Shtetasi K. L. ka ndaluar automjetin dhe ka tentuar të largohet me vrap, duke marrë dhe një çantë dore me vete. Shërbimet e Policisë kanë ndëryrë menjeherë, duke e kapur dhe ndaluar shtetasin K. L., bashkë me çantën e dorës.

Gjatë kontrollit në çantën e dorës, shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri pistoletë me një krehër me 15 fishekë, e cila u sekuestrua në cilësinë e proves materiale.

Në përfundim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi K. L., 18 vjeç, banues në Lezhë, për vepren penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë, për 2 pasagjerët në automjet, shtetasit J. K., 25 vjeç dhe L. K., 17 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rama: ‘Made in Albania’ si pasaportë drejt BE-së, qeveria mbështet fuqimisht eksportuesit”

0
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se marka “Made in Albania” përfaqëson jo vetëm cilësinë, por edhe një pasaportë drejt Bashkimit Europian, dhe qeveria do...

Gjykata në Leipzig shpall të pafajshëm 52-vjeçarin shqiptar për vrasjen e bashkatdhetarit

0
Një gjykatë rajonale në Leipzig, Gjermani, ka shpallur të pafajshëm një 52-vjeçar shqiptar, i akuzuar për vrasjen e një bashkatdhetari të tij 29-vjeçar, më...

Pesë llojet e dashurisë që çdo njeri dëshiron të përjetojë

0
Dashuria është ndoshta ndjenja më e fuqishme në botë. Çdokush e kërkon dhe dëshiron ta përjetojë gjatë gjithë jetës, por jo të gjithë kanë...

Tension jashtë spitalit në Timishoara pas aksidentit tragjik të tifozëve të PAOK-ut

0
Momente të tensionuara shënuan përpara Spitalit të Qarkut të Timishoarës, Rumani, ku Ambasadori grek dhe Prefektja e Timishoarës po prisnin informacion për gjendjen e...

Tragjedi në Maltë: Vajza 13-vjeçare mbytet në det gjatë pushimeve me familjen

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Maltën, ku një vajzë 13-vjeçare humbi jetën në det gjatë pushimeve me familjen e saj. Trupi i pajetë i...