Agjencia e Mbikqyrjes Policore vuri në pranga 2 ish-punonjës policie me akuzën e “shpërdorimit të detyrës dhe një tjetër e shpallën ne kërkim. Ata kishin ushtruar detyrën e tyre në Policinë e Lezhës si pjesë e patrullës së përgjithshme.
Hetimi për ta nisi 2 vite më parë, teksa në pranga ranë edhe 2 shtetas të tjerë për akuzën e Kultivimit të kanabisit. Dyshohet se ish-zyrtarët e policisë kanë lehtësuar aktivitetin e kultivimit të drogës duke shpërdorur detyrën.