10.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Liberalizimi i vizave, Borrell: Një hap historik për qytetarët e Kosovës dhe marrëdhëniet me BE-në

Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është një hap i rëndësishëm dhe historik për vendin dhe për marrëdhëniet me Bashkimin Evropian. Në një shkrim në rrjetin social “X”, Josep Borrell, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, ka theksuar se ky vendim sjell përfitime të rëndësishme për të dyja palët, duke lidhur më tej Ballkanin Perëndimor me zonën Shengen.

Hyrja në fuqi e liberalizimit të vizave do të lejojë qytetarët e Kosovës të udhëtojnë lirshëm në vende të BE-së pa nevojë për viza. Ky hap shënon një ndryshim pozitiv në marrëdhëniet midis Kosovës dhe Bashkimit Evropian, duke hapur mundësi të reja për kontakte, shkëmbim kulturor dhe zhvillim ekonomik.

Borrell ka theksuar se kjo është një përfitim i rëndësishëm jo vetëm për qytetarët e Kosovës, por edhe për Bashkimin Evropian. Kjo hapësirë e re e lëvizjes do të thellojë lidhjet dhe bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe vendeve të BE-së.

Hyn në fuqi një vendim historik i BE-së. Qytetarët e Kosovës që nga sot mund të udhëtojnë në BE pa viza. Kjo sjell përfitime të rëndësishme si për Kosovën ashtu edhe për BE-në. I gjithë Ballkani Perëndimor tashmë është i lidhur me zonën Shengen përmes liberalizimit të vizave”, shkroi ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...