4.5 C
Tiranë
Friday, February 27, 2026
spot_img

Lihet në burg autori i dyshuar për vrasjen e 48-vjeçarit në Kavajë

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Roland Puja Deraj, i dyshuar si autor i vrasjes së Skerdilajd Isufit në Kavajë.

Ngjarja e rëndë ndodhi të shtunën, ku 48-vjeçari Isufi humbi jetën si pasojë e plagëve të marra me mjet prerës.

Sipas informacioneve paraprake nga hetimet, viktima kishte shkuar për vizitë te xhaxhai i tij dhe kishte parkuar automjetin pranë banesës së 48-vjeçarit Deraj. Ky i fundit ka dalë nga shtëpia dhe i ka kërkuar që të largonte makinën nga aty.

Debati për parkimin ka degjeneruar në konflikt verbal mes dy personave. Gjatë përplasjes, dyshohet se viktima i është përgjigjur në mënyrë të ashpër autorit të dyshuar. Sipas hetimeve paraprake, në vijim të debatit, Roland Puja Deraj ka nxjerrë një mjet prerës dhe e ka goditur viktimën në zonën e kraharorit.

Pavarësisht ndërhyrjes dhe transportimit drejt spitalit, 48-vjeçari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Bes Kallaku sqaron këngën e re “Rrëfim”: Jo diss, por kapitull i ri jete

0
Pas reagimeve të shumta në rrjetet sociale për projektin e tij të fundit muzikor, “Rrëfim”, Bes Kallaku ka vendosur të sqarojë publikisht çdo keqkuptim. Përmes...

Shok në “Big Brother VIP 5”/ Zarf i zi anulon televotimin, banorët pa dijeni

0
Një surprizë e paparashikuar ka tronditur ambientin e “Big Brother VIP 5”: një zarf i zi ka mbërritur në shtëpi, duke sjellë anulimin e...

Jonida Maliqi rrëfen për divorcin dhe momentet më të vështira me djalin: “Kam menduar...

0
Këngëtarja e njohur shqiptare, Jonida Maliqi, ka folur për herë të parë hapur për divorcin pas 17 vjetësh martese dhe për periudhën e vështirë...

Mira Konçi rrëfen dashurinë e babait dhe vitet e vështira të komas: “Ishte jashtëzakonisht...

0
Këngëtarja e njohur shqiptare, Mira Konçi, ka ndarë sot për herë të parë momente të veçanta nga jeta e saj personale, duke rrëfyer marrëdhënien...

Vlorë: Nis prishja e ndërtimeve pa leje mbi kanalet, për të parandaluar përmbytjet

0
Në qytetin e Vlorës ka nisur ndërhyrja për prishjen e ndërtimeve pa leje mbi kanalet e ujërave të larta, një veprim që synon parandalimin...