12.5 C
Tiranë
Sunday, March 22, 2026
spot_img

Lija e majmunëve/ Bashkimi Europian përgatitet për vaksinimin masiv, blen 110 mijë doza vaksine

Komisionerja e BE-së për Shëndetësinë, Stella Kyriakides, njoftoi se do të nënshkruajë një marrëveshje për blerjen e 110 mijë dozave të vaksinës kundër lisë së majmunëve, me të cilat shtetet anëtare do të furnizohen, teksa dorëzimi i parë do të fillojë nga fundi i qershorit.

“Ne aktualisht kemi 900 raste të lisë së majmunëve brenda BE-së dhe rreth 1,400 raste në mbarë botën”, tha ajo pas mbërritjes në Këshillin e Shëndetit të BE-së në Luksemburg.

Më pas ajo shtoi: “Kjo është hera e parë që ne kemi përdorur fondet e BE-së për të blerë vaksina që më pas mund t’i shpërndajmë në vendet anëtare. Dhe kjo tregon se si mund të bëjmë kur punojmë së bashku dhe fuqinë për të pasur struktura që na lejoni t’i përgjigjemi menjëherë krizës si ajo që kemi tani”.

Ndërkohë, numri i rasteve të lisë së majmunëve në mbarë botën vazhdon të rritet. Rasti i parë i konfirmuar në Rumani u raportua të hënën, ndërsa në Angli numri i përgjithshëm i infeksioneve u rrit në 470.

 

Në Kanada, në Toronto, u hapën klinikat e para të vaksinave. Shëndeti Publik i Torontos shpjegoi se në javët në vijim, disa objekte do të jenë në gjendje të vaksinojnë ata që kanë pasur kontakt të ngushtë me dikë që ka rezultuar pozitiv dhe ata në rrezik më të madh për t’u ekspozuar ndaj virusit.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

IDF publikon hartën: Raketat iraniane mund të arrijnë deri në Londër

0
Tel Aviv, 22 mars – Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë publikuar një hartë në rrjetet sociale, ku pretendojnë se paraqitet rrezja e veprimit...

Pensionisti nga Florida bëhet viral për ngjashmëri me Jeffrey Epstein: ‘Unë nuk jam ai’

0
Një pensionist nga Florida është bërë sensacion në rrjetet sociale për shkak të ngjashmërisë së tij me financierin e famëkeq Jeffrey Epstein, duke e...

Edi Rama porosi kryetares së Bashkisë Vlorë: ‘Brenda javës, zgjidhje për ujin e Tragjasit’

0
Çështja e furnizimit me ujë nga burimet e Izvorit në Tragjas ka arritur në një pikë vendimtare, duke përfshirë drejtpërdrejt qeverinë. Burime nga qeveria bëjnë...

Arrestohet 42-vjeçari shqiptar, pjesëtar i një bande ‘skifterësh’ në Torino

0
Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar sot nga policia e Torinos, pasi dyshohet të jetë pjesë e një bande kriminale e njohur si “skifterët”, e...

“I eliminuar me katër të shtëna” – Shqiptari 30-vjeçar u vra në Itali pas...

0
AREZZO – Zbardhen detaje tronditëse për vrasjen e 30-vjeçarit shqiptar Gjergj Pergegaj në Olmo, Itali. Sipas mediave italiane, viktima u qëllua me katër të...