18.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Liria e medias në shqipëri, Rama: Ka një problem të madh me pagat e gazetarëve

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Britaninë e Madhe për një vizitë zyrtare. Gjatë një bashkëbisedimi në auditorin e Institutit Mbretëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Chatham House, Rama i është përgjigjur pyetjeve që tabloidi britanik ka lidhur me emigracionin, lirinë e medias në shqipëri si edhe marrëdhënieve diplomatike me fqinjët.

Rama u pyet edhe për një temë aktuale në vendin tonë, siç është edhe liria e medias dhe gazetarëve. Ai u shpreh se ka nje stereotip, nëse je gazetar në shqipëri nuk mund të thuash atë që mendon dhe kjo është e gabuar. Më tej ai u shpreh se ka një problem të madh me pagat e gazetarëve në shqipëri, ata janë të nënpaguar dhe paguhen me para në dorë.

Rama: Ka nje stereotip, nëse je gazetar në shqipëri nuk mund të thuash atë që mendon dhe kjo është e gabuar. Unë nuk pranoj nga askush epërsi morale kur vjen puna për një çështje të caktuar, unë kam përgjigjet e mia, ju si gazetar keni pyetjet tuaja. Çdo akuzë që të shkon nëpër mend, të thuash që kjo është mungesë e lirisë është një gjepur. Organet mediatike gjobiten në shqipëri? Më jepni një shembull.
Në shqipëri gjobiten pronarë mediash që kryejnë evazion fiskal ose nuk paguajnë taksat, sigurime shoqërore dhe detyrime publike, për mua janë dy gjëra të ndryshme.
Ne asnjëherë nuk kemi gjobitur një media pa arsye. Ka një problem të madh me pagat e gazetarëve në shqipëri. Ata janë të nënpaguar dhe paguhen me para në dorë e keshtu me rradhë. Ka një përzierje mes lirisë së medias dhe detyrimeve publike qe ajo ka. Gazetarët mund të drejtojnë çfardo pyetje që duan, nuk i ndalon askush, unë kam rrezikuar jetën për lirinë e fjalës në shqipëri. Mos pretendoni që unë të pranoj çfardo gjepure sepse nuk mundem.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kurti fton opozitën për takim pas vendimit të Kushtetueses mbi zgjedhjen e presidentit

0
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi dje se do t’i ftojë liderët e partive opozitare për të diskutuar mbi zgjedhjen e presidentit të ri...

Sekretari Amerikan i Mbrojtjes: Mojtaba Khamenei i plagosur dhe i fshehur pas sulmeve ndaj...

0
Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, deklaroi të premten se udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, është “i plagosur dhe me shumë...

SHBA ofron 10 milionë dollarë shpërblim për informacion mbi udhëheqësit kryesorë iranianë

0
Qeveria e SHBA-së ka njoftuar një shpërblim deri në 10 milionë dollarë për informacion që mund të çojë në identifikimin ose arrestimin e udhëheqësve...

Zelensky: “Lehtësimi i sanksioneve ndaj naftës ruse i jep Moskës 10 miliardë dollarë për...

0
Duke folur në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, presidenti i Ukraina, Volodymyr Zelensky, kritikoi administratën e...

Trump: “Çdo objektiv ushtarak në ishullin Kharg u shkatërrua”

0
Presidenti i Shtetet e Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se “çdo objektiv ushtarak” në ishullin Kharg u shënjestrua dhe u shkatërrua. Ky ishull është thelbësor...