0.5 C
Tiranë
Saturday, November 23, 2024
spot_img

Liroi nga qelia Jamarbër Malltezin, gjyqtarja Olldashi në konflikt interesi, ka bler shtëpi tek kompleksi i Malltez-it

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka reaguar në lidhje me akuzat për konflikt interesi ndaj gjyqtarës Iliriana Olldashi, e cila ka liruar nga qelia Jamarbër Malltezin, ndërkohë që ka blerë një apartament në kompleksin ku Malltezi është aksioner. KLGJ nuk ka përgënjeshtruar faktin e konfliktit të mundshëm të interesit dhe nuk ka komentuar ligjshmërinë e vendimit të gjyqtares, por ka kritikuar mediat dhe ka dënuar deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha për gjyqtarët dhe prokurorët. Këshilli vlerëson se këto sulme mediatike cënojnë figurën dhe dinjitetin e gjyqtarëve, duke synuar intimidimin dhe kërcënimin e tyre.

“Këshilli i Lartë Gjyqësor, si organ i ngarkuar nga Kushtetuta për të garantuar pavarësinë, përgjegjshmërinë dhe mbarëvajtjen e pushtetit gjyqësor, ka ndjekur me vëmendje zhvillimet e fundit sa i përket deklaratave nga persona publik dhe disa shkrimeve të publikuara në media, të cilat në përmbajtjen e tyre cënojnë rëndë figurën dhe dinjitetin e gjyqtarëve pranë gjykatave të posaçme për korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Këshilli vëren me keqardhje se këto publikime reflektojnë vetëm disa shembuj të sulmeve mediatike, të pajustifikuara ndaj gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë, si dhe përbëjnë sulm ndaj gjyqtarëve për shkak të detyrës, duke synuar intimidimin, kërcënimin dhe ndikimin e paligjshëm të tyre nëpërmjet përndjekjes mediatike.

Njëkohësisht, Këshilli i Lartë Gjyqësor vlerëson se këto qëndrime jo vetëm që ndikojnë negativisht në besimin e publikut ndaj pushtetit gjyqësor por edhe krijojnë imazhin e gabuar mbi veprimtarinë e gjyqtarëve gjatë ushtrimit të detyrës me synimin për t’i detyruar ata të japin vendime në kundërshtim me parimet e pavarësisë dhe paanësisë”, thuhet në deklaratën e KLGJ.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT