11.5 C
Tiranë
Friday, November 22, 2024
spot_img

“Lironi vëllezërit tanë”, Sali Berisha thirrje për protestuesit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ndal mbrëmjen e sotme te protestuesit e arrestuar nga policia, duke kërkuar lirimin e tyre dhe duke shprehur mbështetje të plotë për ata që ishin pjesë e protestës. Në një deklaratë për mediat, Berisha shprehu mirënjohjen e tij për protestuesit, duke theksuar se ata ishin më të fortë se kurrë në marshin e tyre drejt Tiranës dhe në mosbindjen civile.

Mirëmbrëma dhe përshëndetje të përzemërta. Ju që mbrëmë ishit më shumë se kurrë, më të fuqishëm se kurrë, më të pamposhtur se kurrë në mosbindjen civile. Ju me protestën tuaj, me qëndresën tuaj, jeni pararendës të mosbindjes civile që do të sjellë qeverinë teknike dhe votën e lirë të shqiptarëve,” tha Berisha.

Ai përmendi emrat e protestuesve të arrestuar, duke kërkuar lirimin e tyre dhe duke theksuar se Partia Demokratike është pranë tyre çdo moment. “I garantoj se PD, demokratët dhe mbarë populli opozitar janë me ta deri në lirimin e plotë,” shtoi ai.

Berisha theksoi se protestuesit ishin të pafajshëm dhe se Edi Rama po përpiqej t’i mposhte ata me terror policor. “Lironi vëllezërit, kjo është thirrja jonë!” kërkoi ai. Ai gjithashtu përshëndeti të gjithë ata që morën pjesë në protestë, duke e përshkruar atë si një mision të rëndësishëm në luftën për të drejtat e qytetarëve.

Berisha kritikoi ashpër qeverinë dhe Edi Ramën, duke theksuar se ata kishin shndërruar Kushtetutën dhe ligjet në mjete për të kontrolluar opozitën dhe për të blerë vota. Ai nënvizoi se protestuesit kishin dalë për një betejë të rëndësishme dhe se nuk do të lejojnë që Edi Rama të vazhdojë me regjimin e tij autoritar.

Në përfundim, ai apeloi për një mobilizim të gjerë të qytetarëve në luftën për demokraci dhe për votën e lirë, duke theksuar se pa këtë votë, nuk ka rotacion, por vetëm pushtet autoritar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT