2.5 C
Tiranë
Saturday, December 13, 2025
spot_img

Listat e Hapura / Alibeaj :”Anormaliteti vazhdon kur parlamenti hesht”

Enkelejd Alibeaj, deputet i Partisë Demokratike, shprehu shqetësimet e tij në foltorjen e Kuvendit duke theksuar se, në ditën e fundit të punës së komisionit të reformës zgjedhore, produkti i vetëm i dalë është propozimi i PD-së që është paraqitur 5 muaj më parë. Ai po ashtu bëri thirrje për lista të hapura, por deklaroi se ka deputetë të parlamentit që nuk e duan këtë, duke treguar frikën e tyre përballë qytetarëve. Alibeaj vuri në dukje rikthimin e normalitetit në parlament, por kërkoi që kjo të jetë e shoqëruar me veprime reale. Ai bëri apel për të mos heshtur dhe për të votuar sot për propozimin e PD-së për listat e hapura, votimin-numërim elektronik dhe votën e diasporës.

Nuk mund të mos e përshëndes rikthimin e normalitetit në parlament. Por duhet të jetë real. Anormaliteti vazhdon kur parlamenti hesht. Sot është dita e fundit e reformës zgjedhore. Duket qartë pakti dhe marrëveshja. Heshtja. Ky parlament e ka për detyrë të deklarojë edhe dështimin e reformës ku detyrën e keni ju për të nxjerrë në rend dite produktin e reformës projektligjin e propozuar nga PD, 5 muaj më parë. Ne kemi depozituar variantin tonë listat e hapura, Shqipëria një zonë, votimi numërim elektronik, vota e diasporës. Kërkesa ime për procedurë është që sot të marrim kurajë dhe të votojmë edhe kundër të flasim shqiptarëve ashtu siç duhet. Të pranojnë pra që nuk duan listat e hapura, votën e diasporës, pranojnë pra që ti dhurojmë 6 mandate Edi Ramës me këtë sistem. Dhe të dalim pastaj përpara shqiptarëve. Kjo është një çështje që duhet të ndodh tani. Heshtja është pakt, pazar në kurriz të shqiptarëve. Për të mbrojtur listat e mbyllura. Bajlozat të rrinë këtu sepse kanë frikë. Deputetë që kanë frikë të përballen me qytetarët. T’i hapim letrat ta tregojmë se sa kurajozë jemi. Njofto që është depozituar ligji nga PD dhe të futet në procedura për listat e hapura, votim-numërim elektronik, votën e diasporës.’, tha Alibeaj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Humbën jetën ne aksidentin tragjik në autostradën “Ibrahim Kushta”, mes tyre eksperten e ekonomisë...

0
Dy gra, Eorda Sinollari dhe Elizabeta Katija, humbën tragjikisht jetën sot pas një përplasjeje mes një makine dhe një kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”,...

“Balluku e mori Ramën për fyti, Rama diktoi Gjykatën” – Berisha shpërthen: “Protesta masive,...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vijoi akuzat e ashpra ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për...

“Balluku zhduku 50 mln euro nga tuneli i Llogarasë, Aeroporti i Vlorës do i...

0
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot nga Foltorja e demokratëve në Elbasan se qeveria ka kryer një seri skandalesh abuzive dhe vjedhjesh...

Dy të arrestuarit për vrasjen në kampingun e Finikoundas ku u vra dhe shqiptari,...

0
Dy të pandehurit e akuzuar për nxitjen e vrasjes së dyfishtë në Finikounda, Greqi, kanë kërkuar dhe kanë marrë një afat deri të hënën...

Arrestohet 26-vjeçari shqiptar i dyshuar për trafik kokaine: policia i gjen 107 doza të...

0
Policia italiane në Savona ka vënë në pranga një 26-vjeçar shqiptar, i dyshuar si pjesë e një rrjeti të trafikut dhe shpërndarjes së kokainës...