5.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Lleshaj tregon “peshqit e mëdhenj” që u arrestuan: Qindra pasuri presin në SPAK për t’u sekuestruar

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i konsideron “peshq të mëdhenj” të arrestuarit në kuadër të operacionit ndërkombëtar “Los Blancos”, i zhvilluar gjatë muajit të shkuar.

 

Ai thotë se pa goditjen edhe të pasurive të grupeve kriminale, operacionet vetëm me arrestimet e tyre nuk janë të plota.Ministri tha në emisionin “Java” në RTSH, se janë qindra dosje me pasuri pranë SPAK që presin të sekuestrohen.

“Operacioni i fundit Los Blancos, sepse u zhvillua nga Europol dhe ku morën pjesë 10 shtete përfshirë edhe Shqipëria. Pra, Shqipëria ka luajtur një rol më shumë se proporcional. Është një nga rastet që policia shqiptare ka marrë përgëzime nga partnerët tanë. Ishte një operacion shumë i rëndësishëm në nivel ndërkombëtar. Ka pasur me dhjetëra operacioni që janë kryer rreth nesh. Ky operacion është ndryshim cilësor në qasje dhe volum në ngjitjen në hierarkinë e krimit. Kjo është goditje e peshqve të mëdhenj. Kryesisht flitet për “peshq të mëdhenj” shqiptarë. Peshqit e mëdhenj të botës së krimit flasim. Është për ta theksuar faktin që viti 2020, ka qenë i dedikuar për pjesën e parave.

Kemi krijuar disa struktura të dedikuara, të cilat kanë pasur qëllim vetëm paratë. Të fusësh një trafikant droge në burg është çereku i punës. Marrja e pasurisë dhe shndërrimi i saj në aset publik është thelbi i çështjes. Ne kemi në SPAK dhe Gjykatën e Posaçme qindra pasuri që presin radhën e vendimmarrjes dhe që gjasat janë që ata t’i humbin këto pasuri. Me nivelin e dokumentacionit të paraqitur para gjykatës, do ta kenë të lehtë të marrin vendimin për arsye se janë aq të qarta provat saqë është e vështirë. Po hiqen zyrtar nga puna që nuk janë në gjendje të justifikojnë 10 milion lekë të vjetra, jo për miliona euro“, deklaroi Lleashaj

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...