18.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Lojtarët më të shtrenjtë në “Euro2020”/ Në krye të listës qëndron Mbappe

Ndër vite futbolli ka ndryshuar shumë, ka humbur jo pak nga identiteti por sërish mbetet një nga sportet më të bukur në botë dhe pa diskutim më i ndjekuri. Si një industri shumë e madhe, edhe futbolli është kthyer në një treg ku të gjithë e kanë një çmim.

Europiani është një vitrinë shumë e rëndësishme ku të gjithë lojtarët janë nën vëzhgim, shpesh karriera e një futbollisti ka marrë një ndryshim të madh pas këtij aktiviteti, i tillë pritet të jetë edhe “Euro2020”.

Të gjithë përfaqësueset pjesëmarrëse kanë nga një yll të veçantë në përbërje, një lojtarë që kushton më shumë se të gjithë, ky klasifikim special në këtë europian kryesohet nga Kylian Mbappe.

Faqja e specializuar për vlerën e lojtarëve, Transfermarkt ka përpiluar një listë me lojtarë më të shtrenjtë për secilën nga 24 përfaqësueset. Me 160 milion euro, Mbappe është lojtari më i shtrenjtë i Francës dhe i këtij europiani. Sulmuesi ndiqet në këtë klasifikim nga një tjetër “bomber”, Harry Kane, kapiteni i Anglisë vlerësohet me 120 milion euro.

Në podiumin e lojtarëve më të shtrenjtë gjejmë Romelu Lukakun, sulmuesi i Belgjikës vlerësohet me 100 milion euro. Kjo treshe sulmuesish ndiqet nga dy mesfushorë me shumë klas, De Jong i Holandës dhe Kimmich i Gjermanisë, të dy lojtarët vlerësohet me 90 milion euro, po aq sa edhe Bruno Fernandes i Portugalisë. Italiani me i shtrenjtë në këtë klasifikim është Barela ndërsa me 65 milion euro ndërsa mungojnë emra të mëdhenj si C.Ronaldo.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kurti fton opozitën për takim pas vendimit të Kushtetueses mbi zgjedhjen e presidentit

0
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi dje se do t’i ftojë liderët e partive opozitare për të diskutuar mbi zgjedhjen e presidentit të ri...

Sekretari Amerikan i Mbrojtjes: Mojtaba Khamenei i plagosur dhe i fshehur pas sulmeve ndaj...

0
Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, deklaroi të premten se udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, është “i plagosur dhe me shumë...

SHBA ofron 10 milionë dollarë shpërblim për informacion mbi udhëheqësit kryesorë iranianë

0
Qeveria e SHBA-së ka njoftuar një shpërblim deri në 10 milionë dollarë për informacion që mund të çojë në identifikimin ose arrestimin e udhëheqësve...

Zelensky: “Lehtësimi i sanksioneve ndaj naftës ruse i jep Moskës 10 miliardë dollarë për...

0
Duke folur në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, presidenti i Ukraina, Volodymyr Zelensky, kritikoi administratën e...

Trump: “Çdo objektiv ushtarak në ishullin Kharg u shkatërrua”

0
Presidenti i Shtetet e Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se “çdo objektiv ushtarak” në ishullin Kharg u shënjestrua dhe u shkatërrua. Ky ishull është thelbësor...