10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Lot dhe dhimbje në Pallatin e Kongreseve: Xhoana Nano përlotet në lamtumirën për Fatos Nanon

Momente të thella emocionale janë regjistruar sot në Pallatin e Kongreseve, gjatë homazheve në nder të ish-kryeministrit dhe ish-liderit të Partisë Socialiste, Fatos Nano.

Bashkëshortja e tij, Xhoana Nano, nuk mundi të përmbante emocionet dhe lotët teksa qëndronte pranë arkivolit të të shoqit, duke prekur zemrat e të pranishmëve. Në krah të saj ishte djali i çiftit, Sokoli, i cili shfaqej i përmbajtur, ndërsa përkrah tyre ndodheshin familjarë, miq dhe bashkëpunëtorë të afërt të Nanos.

Pamjet nga ceremonia tregojnë dhimbjen e madhe të familjes për humbjen e një prej figurave më të rëndësishme të politikës shqiptare pas viteve ’90.

Qytetarë të shumtë, përfaqësues të lartë të Partisë Socialiste, opozitës dhe institucioneve shtetërore, kanë bërë homazhe për të nderuar jetën dhe kontributin politik të Fatos Nanos, njeriut që shënoi një epokë në historinë moderne të Shqipërisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...