9.5 C
Tiranë
Saturday, November 23, 2024
spot_img

Luana Vjollca “trazon” rrjetin me një postim të martese në Instagram

Moderatorja e njohur, Luana Vjollca, ka ndezur thashethemet dhe spekulimet në rrjetet sociale pas një postimi intrigues në Instagram. Në një ambient romantik që ngjan me një propozim për martesë, ajo publikoi një foto me mbishkrimin: “A do të martohesh me mua”.

Nuk është ende e qartë nëse bëhet fjalë për një moment real nga jeta e saj personale apo një manovër për të tërhequr vëmendjen e mediave dhe ndjekësve. Ndjekësit po presin me padurim për të mësuar më shumë detaje dhe për të zbuluar nëse Vjollca ka marrë vërtet një propozim për martesë.

Kujtojmë se moderatorja u përfol pak muaj më parë për ndarjen nga partneri i saj prej 8 vitesh, biznesmeni Krenar Çoçaj, çka i jep këtij postimi një dimension akoma më intrigues. Nëse kjo është një kthesë e re në jetën e saj private apo një moment i përkohshëm, mbetet për t’u parë në ditët në vijim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT