10.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Luçiano Boçi denoncon projektin e betonizimit të Pogradecit: ‘Model korrupsioni i Ramës’

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka denoncuar projektin e betonizimit të Pogradecit, duke shprehur shqetësimin e tij për ndërtimin e kullave të larta buzë liqenit. Boçi akuzon kryeministrin Edi Rama për shkelje të vendimeve të UNESCO-s, duke e konsideruar këtë projekt si një model korrupsioni që prodhon para pa fund për qeverinë dhe njerëzit e saj.

Boçi ka thirrur SPAK (Specialja e Posaçme e Antikorrupsionit dhe Krimit të Organizuar) të veprojë, duke përmendur hetimin që është nisur në lidhje me pronat që i janë kthyer pronarëve. Ai akuzon se Rama grabiti pronat e qytetarëve dhe i dhuron klientëve të tij, duke kërkuar një hetim nga SPAK për këtë lëndë.

Luçiano Boçi tha:

Rama politikë e tij dhe vizion e ka parë betonizimin si sukses por është model korrupisoni dhe kur ka qenë, kryetar bashkie ka parë për të prodhuar para pa fund, duke e çuar betonizmin në të gjithë Shqipërinë. Dhe ajo që dëmtohet më shumë është turizmi. Jemi në Pogradec në perlën e Shqipërisë, i cili ka një mbrojtje të veçantë dhe ky vendim i cili shkel jo vetëm marrëveshje dy palëshe me Maqedoninë por nuk konsideron vendimet e UNESCO-s për zonat e mbrojtura. Madje Shqiqëria ka marrë kërcënime të hapura më parë. Por kryeministri do t’a përjashtojë Pogradecin nga zona e mbrojtur vetëm për qëllimin e tij. Zoti Rama është ai që ka nisur një hetim për Berishën. Dhe hapi një hetim për zotin Malltezi pse mori pronën tij. Ndërsa Rama grabit pronat e të tjerëve dhe ua jep klientëve. Kur SPAK do të veprojë ndaj këtij korrupsioni të Ramës?!

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...