9.5 C
Tiranë
Saturday, November 23, 2024
spot_img

‘Lufta e brendshme ka pasoja katastrofike’, Ndahen çifti i ribashkuar në ‘Love Island’

Çifti Xhesika Elezi dhe Denis Mance, një nga dyshet më funny të shoëbizzit, nuk janë më bashkë. Lajmi për ndarjen e tyre u bë publik përmes rrjeteve sociale, ku Xhesika tregoi se ata nuk janë më së bashku. Sot, Denisi ka ndarë versionin e tij të arsyes që çoi në ndarjen e tyre në një shkrim të gjatë në Instastory.

Denisi shkruan se kanë 20 ditë që ai dhe Xhesika i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Ai theksoi se ndërhyrjet e palëve të treta ishin arsyeja kryesore që çoi në ndarjen e tyre. Megjithëse Denisi nuk specifikoi emra, duket se të dy e kanë marrë vendimin dhe nuk ka kthim pas.

Kujtojmë se dyshja rigjetën dashurinë në formatin e njohur “Love Island Albania” pasi më parë kishin qenë të ndarë. Në përfundimin e lojës, ata nisën bashkëjetesën dhe ishin shumë aktivë në rrjete sociale, ndaj ndarja e tyre erdhi si një surprizë për ndjekësit dhe publikun.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT