8.5 C
Tiranë
Friday, January 30, 2026
spot_img

Lufta kundër kancerit të gjirit/ Manastirliu çel fushatën kundër kësaj sëmundje: “Të mos neglizhojmë kujdesin për veten”

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka çelur fushatën kundër kancerit të gjirit, në muajin dedikuar luftës ndaj kësaj sëmundje. Nëpërmjet një mesazhi drejtuar grave dhe vajzave, Manastirliu bën apel të mos neglizhojnë shëndetin e tyre dhe të kryejnë në kohë ekzaminimet ndaj kancerit të gjirit.

“Ne gratë duke u kujdesur për familje, duke përmbushur detyrimet në punë, edhe me angazhimet e tjera familjare e shoqërore shpesh herë harrojmë një gjë shumë të rëndësishme; kujdesin për shëndetin tonë. Është detyra jonë të kujdesemi për fëmijët, për familjen, për prindërit dhe të afërmit. Ashtu sikurse është përgjegjësia jonë që në rdhë të parë të mos neglizhojmë kujdesin për veten. Pandemia ka pasur efektet e saj në jetët tona. Për fat të keq duke krijuar vonesa në kontrollet rutinë për shëndetin, sidomos tek gratë. Ndaj në këtë tetor rozë do t’i lutesha çdo gruaje të marrë vetëm 30 minuta nga koha e saj, të bëjë vetëkontrollin e gjirit dhe të kryejë mamografinë”, thekson Manastirliu në mesazhin e saj.

Duke bërë apel për diagnostikimin në kohë, Ministrja e Shëndetësisë tha se mamografia tashmë është siguruar në çdo spital rajonal.

“Programi ynë i diagnostikimit të hershëm të kancerit të gjirit ka siguruar mamografitë në çdo spital rajonal nga veriu në jug dhe ky shërbim është falas. Vetëm duke patur shëndet të mirë, duke u kujdesur për veten ne gratë mund të shpalosim potencialin tonë të plotë, në përmbushje të misionit tonë për mirërritjen e fëmijëve, për kujdesin ndaj familjes dhe për zhvillimin e shoqërisë. Unë besoj te forca e shembullit”, tha Manastirliu.

Në mesazhin që çel fushatën e ndërgjegjësimit, tre gra që po fitojnë betejën me sëmundjen e rëndë, u janë drejtuar me këto fjalë grave dhe vajzave:

“E lashë pas dore. Ka qenë dashuria dhe vëmendja e familjarëve dhe e miqve të mi më të ngushtë. Ka qenë lufta frontale e ekipit të specializuar të mjekëve të spitalit onkologjik në Tiranë, të cilët morën masa të menjëhershme, jo vetëm për të më diagnostikuar, por edhe për ta luftuar kancerin e gjirit, që ishte shfaqur në trupin tim. Mos nguroni. Diagnostikohuni për kancerin e gjirit jo vetëm në muajin tetor”, thotë në mesazhin e saj gazetarja Rezarta Reçi.

“Ishte beteja më e vështirë e jetës time. Eksperiencë e cila më kërkoi forcë dhe kurajo për ta përballuar. E gjeta forcën dhe kurajon përmes suportit të familjes time dhe përkushtimit të mjekëve”, shprehet Mimoza Dosti.

“Sot i them çdo gruaje, mos neglizho! Lufto për jetën! Ajo është e shtrenjtë”, thotë Mimoza Groballi.

Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit është një fushatë vjetore ndërkombëtare që synon të shpërndajë informacion dhe të edukojë njerëzit për rëndësinë e shëndetit të gjirit, për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit te gratë dhe vajzat në të gjithë botën.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Keijsi flet pas përjashtimit nga Big Brother VIP: “E prisja vendimin, nuk pendohem për...

0
I ftuar në emisionin “Big Brother Radio”, Keijsi ka folur për herë të parë pas përjashtimit nga edicioni i pestë i “Big Brother VIP”,...

Operacioni “Storm” godet prostitucionin në Durrës, procedohen katër persona

0
Policia ka finalizuar fazën e 14-të të operacionit policor të koduar “Storm”, në kuadër të goditjes së veprimtarive të paligjshme të prostitucionit. Aksioni u...

Protestat e shoferëve bllokojnë kufijtë e Ballkanit, kundërshtohet sistemi i ri digjital i BE-së

0
Shoferët e kamionëve në disa vende të Ballkanit Perëndimor kanë intensifikuar protestat kundër pasojave të sistemit të ri digjital të Bashkimit Europian për hyrje-daljet...

Ekzekutimi i parë në Teksas për vitin 2026: i dënuari me vdekje vrau dy...

0
Teksasi ka kryer ekzekutimin e parë me dënim kapital për vitin 2026. Charles Victor Thompson, 55 vjeç, u ekzekutua me injeksion vdekjeprurës në burgun...

Horoskopi ditor, e Enjte, 29 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë që kërkon vetëpërmbajtje. Mos reagoni menjëherë ndaj situatave që ju tensionojnë. ♉ Demi Stabilitet dhe përqendrim. Një çështje praktike merr zgjidhje pozitive. ♊ Binjakët Komunikimi është...