9.5 C
Tiranë
Sunday, March 22, 2026
spot_img

Lufta kundër kancerit të gjirit/ Manastirliu u bën thirrje grave: “Eshtë një muaj ndërgjegjësimi për të gjitha gratë, 16 njësi mamografie afër vendbanimeve”

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u ka bërë thirrje të gjitha grave që të kryejnë ekzaminimet për konstatimin e hershëm dhe parandalimin e kancerit të gjirit.

Duke folur nga Selenica e Vlorës, në kuadër të fushatës së ndërgjegjësimit për luftën kundër kancerit të gjirit, ajo shprehet se qytetarët duhet të shfrytëzojnë njësitë e mamografisë në spitalet rajonale, por edhe njësitë e lëvizshme.

“Eshtë një muaj ndërgjegjësimi për të gjitha gratë që ende nuk e kanë kryer kontrollin periodik të gjirit apo mamografinë për t’u paraqitur pranë spitaleve rajonale apo në Tiranë në Spitalin Universitar ‘Nënë Tereza’, në poliklinikën qendrore për të kryer sa më shpejt mamografinë. Por nga ana tjetër nëpërmjet dy mamografive të lëvizshme ne jemi në të gjithë Shqipërinë, sipas një kalendari të përcaktuar, për të kryer mamografinë afër vendbanimit. Sot jemi në Selenicë bashkë me strukturat tona të kujdesit shëndetësor, për të ftuar të gjitha gratë sipas planit individual të përcaktuar nga mjeku i familjes, për kryerjen e kontrollit periodik të gjirit”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë u ka kërkuar mjekëve të familjes të bëjnë planifikime rigoroze për grupmoshat e përcaktuara për kryerjen e mamografisë, jo vetëm në muajin tetor.

“Është e rëndësishme për të theksuar që tashmë e kemi plotësuar të gjithë rrjetin e spitaleve rajonale me mamografi. Ajo çfarë kërkohet dhe i kërkohet struktuarave të kujdesit shëndetësor, mjekëve të famijles, është palnifikimi rigoroz për çdo grua për të kryer kontrollin periodik por gjithashtu edhe për të kryer ekzaminimin nëpërmjet mamografive”, tha Manastirliu.

14 njësi mamografie fikse dhe dy njësi të lëvizshme janë në dispozicion të grave afër vendbanimit, nga mëngjesi në mbrëmje, me orar te zgjatur, gjatë tetorit rozë, në këtë muaj ndërgjegjësimi për luftën kundër kancerit të gjirit. Njësitë e lëvizshme të mamografisë gjatë muajit tetor do të jenë të shpërndara sipas kalendarit në këto zona:

4 –10 Tetor në Gramsh dhe Selenicë; 11-15 Tetor në Pogradec dhe Mallakastër; 18-22 Tetor në Prrenjas dhe Krujë;  25-29 Tetor në Librazhd dhe Has.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

IDF publikon hartën: Raketat iraniane mund të arrijnë deri në Londër

0
Tel Aviv, 22 mars – Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë publikuar një hartë në rrjetet sociale, ku pretendojnë se paraqitet rrezja e veprimit...

Pensionisti nga Florida bëhet viral për ngjashmëri me Jeffrey Epstein: ‘Unë nuk jam ai’

0
Një pensionist nga Florida është bërë sensacion në rrjetet sociale për shkak të ngjashmërisë së tij me financierin e famëkeq Jeffrey Epstein, duke e...

Edi Rama porosi kryetares së Bashkisë Vlorë: ‘Brenda javës, zgjidhje për ujin e Tragjasit’

0
Çështja e furnizimit me ujë nga burimet e Izvorit në Tragjas ka arritur në një pikë vendimtare, duke përfshirë drejtpërdrejt qeverinë. Burime nga qeveria bëjnë...

Arrestohet 42-vjeçari shqiptar, pjesëtar i një bande ‘skifterësh’ në Torino

0
Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar sot nga policia e Torinos, pasi dyshohet të jetë pjesë e një bande kriminale e njohur si “skifterët”, e...

“I eliminuar me katër të shtëna” – Shqiptari 30-vjeçar u vra në Itali pas...

0
AREZZO – Zbardhen detaje tronditëse për vrasjen e 30-vjeçarit shqiptar Gjergj Pergegaj në Olmo, Itali. Sipas mediave italiane, viktima u qëllua me katër të...