14.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

“Lufta kundër korrupsionit shkon përtej fjalëve” – Rama: Shqipëria po tregon shembull në rajon

Kryeministri Edi Rama mori pjesë virtualisht në Euroneës EU Enlargement Summit, samiti i Zgjerimit të BE-së, një forum kyç dialogu mes Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor mbi të ardhmen e zgjerimit.

Gjatë fjalës së tij, Rama foli për luftën ndaj korrupsionit në Shqipëri, duke vënë në pah veprimtarinë e SPAK:

“Veprimtaria e plotë e SPAK ka krijuar në Shqipëri dhe për Shqipërinë shembullin se lufta kundër korrupsionit është diçka që shkon përtej fjalëve, shumë përtej sipërfaqes, shkon shumë thellë dhe është tejet e ekuilibruar pa parë majtas apo djathtas, pavarësisht kush është në qeveri apo opozitë, kush ka qenë në pushtet apo kush është në pushtet dhe me shumë fakte që tregojnë se ajo që kurrë nuk kishte ndodhur në Shqipëri që prej krijimit të shtetit shqiptar deri shumë pak vite më parë, po ndodh vitet e fundit, diçka që askush në rajon nuk e ka bërë. Kjo është për të thënë që e kemi marrë shumë seriozisht dhe ne pranojmë mbështetje, partneritet dhe ndihmë, por jo leksione nga askush kur vjen te lufta ndaj korrupsionit.”

Rama foli gjithashtu për synimin e Shqipërisë për anëtarësim në BE deri në vitin 2030, duke e cilësuar vendin si:

“Kombin më euro-optimist në botë… Një afat që vjen si rezultat i një përllogaritjeje shumë të thjeshtë… Koha mesatare për ratifikimin në parlament është 2 vjet, kështu parashikohet që Shqipëria të ulet në tryezën e BE-së në 2030.”

Kreu i qeverisë theksoi se vendi i tij pranon mbështetje dhe partneritete, por nuk pranon leksione në lidhje me luftën kundër korrupsionit:

“Djella ka të bëjë me luftën sistemore, luftën përmes modernizimit. Brenda 2027 synojmë sistemin e plotë të IA të prokurimeve digjitale.”

Rama nënvizoi se Shqipëria po bën diçka unike në rajon përmes reformës në drejtësi dhe njohjes së pavarësisë së sistemit gjyqësor.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...