Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, gjatë një interviste me Axios, deklaroi se operacionet ushtarake kundër Iranit po ecin më shpejt se sa ishte planifikuar dhe se objektivat janë pothuajse të shterura:
“Kanë mbetur shumë pak gjëra këtu e atje. Sa herë që dua të mbarojë, do të mbarojë,” tha ai.
Trump gjithashtu konfirmoi se sulmet e fundit amerikane kanë shkatërruar 16 anije që përdorej për vendosjen e minave, duke ndaluar planet iraniane. Ai shtoi se fuqia ushtarake amerikane po rritet, ndërsa aktiviteti ushtarak iranian me raketa dhe dronë është zvogëluar ndjeshëm.
Megjithatë, zyrtarët amerikanë dhe izraelitë nuk kanë dhënë ndonjë direktivë për ndalimin e operacioneve, ndërsa Ministri i Mbrojtjes Izraelite, Israel Katz, paralajmëroi se veprimet do të vazhdojnë “për një kohë të pacaktuar, derisa të arrihen të gjitha objektivat dhe të sigurohet një fitore vendimtare”.
Trump përshkroi progresin e operacioneve si “jashtëzakonisht të shpejtë” dhe tha se dëmët e shkaktuara ishin më të mëdha sesa ishte parashikuar në planin fillestar gjashtëjavor.






