9.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Lufta me Ukrainën/ Putin: “Sanksionet perëndimore ndaj Rusisë janë të ngjashme me shpallje lufte”

Sanksionet perëndimore ndaj Rusisë janë të ngjashme me shpallje lufte, ka deklaruar të shtunën Vladimir Putin, raporton Reuters.

Putin ka theksuar se Moska duhet të mbrojë rusishtfolësit në lindje të Ukrainës, si dhe interesat e saj.

Presidenti rus deklaron gjithashtu, sipas AFP, se Rusia “dëshiron që Ukraina të “çmilitarizohet” dhe të ketë status neutral”.

Putin raportohet të jetë shprehur i vendosur se nuk ka plane të shpallë ligjin ushtarak në Rusi.

Presidenti rus tha se ky hap, pra shpallja e ligjit ushtarak do të ndërmerrej vetëm në “raste të agresionit të jashtëm, në zona të përcaktuara të aktivitetit ushtarak”.

“Por ne nuk kemi një situatë të tillë dhe shpresoj se nuk do ta kemi”, tha ai.

Komenti i tij vjen pasi ka pasur aludime se Putini po planifikonte të shpallte ligjin ushtarak në vend, që do të thotë se ligji i zakonshem civil pezullohet ose ushtria merr funksionet e qeverisë.

Ai tha se ka gjendje të tjera të veçanta emergjente që mund të përdoren në rastin e një “kërcënimi të jashtëm në shkallë të gjerë” – por se ai nuk ka plane as t’i prezantojë ato.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...