9.5 C
Tiranë
Sunday, March 22, 2026
spot_img

Lufta në Ukrainë në ditën e saj të 158-të, ngarkesa e parë me grurë niset sot nga Odessa drejt Turqisë

Lufta në Ukrainë hyn në ditën e saj të 158-të. Pas shiut të raketave ruse mbi Mykolaiv të dielën, qyteti iu nënshtrua edhe bombardimeve të reja gjatë natës. Qyteti ukrainas i Mykolaiv, ku manjati ukrainas Oleksiy Vadaturskyi dhe gruaja e tij Raisa Vadaturska u vranë me bombë të dielën, u vu sërish në shënjestër gjatë natës nga bombardimet ruse. Kryetari i bashkisë Oleksandr Sienkevych raportoi se shpërthime u dëgjuan në pjesë të ndryshme të qytetit gjatë natës së 1 gushtit. Ndërkohë, mediat turke kanë bërë të ditur se ngarkesa e parë me grurë është nisur nga Odessa në orën 7:30 të mëngjesit të së hënës, ndërsa destinacioni i saj do të jetë pikërisht Turqia. Falë marrëveshjes së arritur javët e fundit edhe me Rusinë, dërgesa e grurit nga Ukraina mund të rifillojë kështu pas ndalesës së gjatë për shkak të luftës. Apeli i Papës për të ndalur konfliktin: “E vetmja gjë e arsyeshme është të ndalemi dhe të negociojmë”. Presidenti Zelensky nga ana tjetër bën thirrje për evakuimin e civilëve nga rajoni i Donetsk.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident tragjik në Vlorë: Dy të vdekur dhe një i plagosur rëndë

0
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në rrugën e Lumi i Vlorës, pranë fshatit Drashovicë, ku dy persona kanë humbur jetën dhe një...

IDF publikon hartën: Raketat iraniane mund të arrijnë deri në Londër

0
Tel Aviv, 22 mars – Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë publikuar një hartë në rrjetet sociale, ku pretendojnë se paraqitet rrezja e veprimit...

Pensionisti nga Florida bëhet viral për ngjashmëri me Jeffrey Epstein: ‘Unë nuk jam ai’

0
Një pensionist nga Florida është bërë sensacion në rrjetet sociale për shkak të ngjashmërisë së tij me financierin e famëkeq Jeffrey Epstein, duke e...

Edi Rama porosi kryetares së Bashkisë Vlorë: ‘Brenda javës, zgjidhje për ujin e Tragjasit’

0
Çështja e furnizimit me ujë nga burimet e Izvorit në Tragjas ka arritur në një pikë vendimtare, duke përfshirë drejtpërdrejt qeverinë. Burime nga qeveria bëjnë...

Arrestohet 42-vjeçari shqiptar, pjesëtar i një bande ‘skifterësh’ në Torino

0
Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar sot nga policia e Torinos, pasi dyshohet të jetë pjesë e një bande kriminale e njohur si “skifterët”, e...