9.5 C
Tiranë
Sunday, December 7, 2025
spot_img

Lufta në Ukrainë/ Zelensky u kërkon trupave të tij të përgatiten për më shumë sulme nga Rusia

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha mbrëmjen e 26 dhjetorit se ukrainasit duhet të përgatiten për më shumë sulme raketore ruse. Ai shtoi se mbrojtja ajrore e vendit dhe institucionet shtetërore po përgatiten gjithashtu për më shumë sulme.

“Të gjithë duhet të përgatiten. Kushtoni vëmendje sirenave, ju lutem”, tha ai.

Duke folur për situatën në vijën e frontit, Zelensky tha se Bahmuti dhe Kremina janë zona që kërkojnë forcë dhe përqendrim maksimal.

“Situata atje është e vështirë, e dhimbshme. Pushtuesit po përdorin të gjitha burimet që kanë në dispozicion për të avancuar”, tha ai.

 

 

Më 27 dhjetor Shtabi i Përgjithshëm i forcave të armatosura ukrainase tha se forcat ruse kanë nisur sulme të reja ndaj qyteteve në lindje të Ukrainës.

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt dhe që nga tetori ka sulmuar vazhdimisht infrastrukturën e energjisë ukrainase./ REL

 

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...