9.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

“Lufta për spastrimin e vatrave të krimit do ta çojë Shqipërinë në një tjetër nivel”, Balla për megaoperacionin

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Balla shkruanse ky operacion domethënës është një pasqyrë e qartë e vullnetit të agjencive tona ligjzbatuese për ta goditur krimin në të gjithë spektrin e tij dhe për ta çuar në një nivel tjetër zotërimin e shtetit në funksion të rendit ligjor në Republikën e Shqipërisë.

Gjithashtu Balla ka përgëzuar drejtuesit dhe pjesëmarrësit e uniformave blu në këtë operacion, për profesionalizmin e lartë dhe mbi të gjitha për sigurinë e plotë të informacionit sensitiv deri në finalizimin e operacionit.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Gjatë gjithë natës së sotme Policia Shtetit ka finalizuar një operacion kompleks të goditjes së krimit të organizuar, rezultat konkret i bashkëpunimit të ngushtë me Prokurorinë e Posaçme, të cilën e falënderoj për bashkëpunimin dhe besimin. Në rrjetën e këtij bashkëpunimi kanë rënë eksponentë të krimit të organizuar, zyrtarë të Policisë së Shtetit, si edhe prokurorë të implikuar me krimin.

Ky operacion domethënës është një pasqyrë e qartë e vullnetit të agjencive tona ligjzbatuese për ta goditur krimin në të gjithë spektrin e tij dhe për ta çuar në një nivel tjetër zotërimin e shtetit në funksion të rendit ligjor në Republikën e Shqipërisë.

Përgëzoj drejtuesit dhe pjesëmarrësit e uniformave blu në këtë operacion, për profesionalizmin e lartë dhe mbi të gjitha për sigurinë e plotë të informacionit sensitiv deri në finalizimin e operacionit.

Gjithashtu shpreh besimin e plotë se forcimi i bashkëpunimit mes agjencive ligjzbatuese dhe lufta e përbashkët për spastrimin e vatrave të krimit përballë dhe brenda vetë organizmit të shtetit, do ta çojë Shqipërinë në një tjetër nivel të sundimit të ligjit.

Faleminderit të gjithëve dhe vetëm përpara!

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Lufta për PS-në e Vlorës: “Kaso apo kandidat tjetër? Përplasja e madhe politike po...

0
Zgjedhjet për drejtimin e Partisë Socialiste në Vlorë po shndërrohen në një betejë të fortë mes fraksioneve të brendshme. Kryetari aktual, Klevis Kaso, mbështetet...

Delina Ibrahimaj: “Shqetësimi kryesor janë çmimet e karburanteve”

0
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, gjatë bashkëbisedimit me furnizuesit e naftës, theksoi se ekzistojnë rezerva ligjore të detyrueshme dhe kanale të sigurta...

“E vështirë kur ishte ai këtu, imagjino pa Gimbon fare” – Selin shpërthen në...

0
Mbrëmjen e djeshme, DJ Gimbo u largua nga shtëpia e “Big Brother VIP 5”, duke lënë pas emocione të forta për banorët, veçanërisht për...

Aksident tragjik në Korçë–Maliq, humb jetën punonjësi i policisë së burgjeve Krenar Çekiçi

0
Një aksident rrugor i rëndë ndodhi në aksin Korçë–Maliq, pranë fshatit Lumalas, ku u përplasën dy mjete. Sipas raportimeve, disa persona mbetën të lënduar,...

Athinë/Fëmija 3-vjeçar shpëton pasi gëlltiti një brisk rroje

0
Një ngjarje e pazakontë tronditi Athinën, kur një fëmijë 3-vjeçar u dërgua me urgjencë në spital pediatrik pas gëlltitjes së një brisku rroje. Menjëherë...