14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Luiza Gega pritet me ceremoni në Rinas: “I tregova Europës që edhe në mund t’ia dalim, jam shumë krenare”

Luiza Gega është pritur sot me ceremoni në Rinas, pas fitores spektakolare të arritur në Europianin e Atletikës në Mynih. Në ceremoninë e pritjes ishin të pranishëm Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi; Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi; Presidenti i KOKSH Fidel Ylli, etj.

Luiza Gega mbajti një fjalim, ku tha se është më krenare se kurrë dhe dha një mesazh për të rinjtë, duke i nxitur të punojnë fort.

“Faleminderit për këtë pritje të ngrohtë. Ndoshta jam lodhur shumë për të qenë këtu ku jam sot. Zgjodha të përfaqësoj ngjyrat e flamurit tim sa më denjësisht dhe jam shumë krenare. Më në fund i tregova edhe Europës që edhe në mund t’ia dalim. Nëse punon fort dhe nëse e do këtë vend mund t’ia dalësh. Gjërat kanë ndryshuar vitet e fundit për sportin. Më kanë dhënë një shtysë më të madhe me të gjithë mbështetjen. Kam bërë të gjitha këto që të vijë kjo medalje. Jam shumë e lumtur që ia dola. Të rinjtë shqiptarë mund t’ia dalin dhe kushdo që e do këtë vend. Vetëm nuk do t’ia kisha dalë nëse nuk do të kisha edhe mbështetjen e trajnerit.”

Ministrja Evis Kushi shtoi se Gega është modeli i shkëlqyer – jo vetëm në sport, por në çdo fushë të jetës – nga duhet të frymëzohet çdo i ri shqiptar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 15 Mars 2026

0
Dashi Dita ju nxit të veproni me vendosmëri dhe të merrni iniciativa të reja. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të treguar aftësitë...

Parashikimi I motit, e Diel, 15 Mars 2026

0
Më 15 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, duke shfaqur periudha të shkurtra dielli, veçanërisht në ultësirat...

Sulm me dron godet bazën amerikane në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit

0
Një sulm me dron ka goditur vonë në mbrëmje bazën ushtarake pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit, konfirmojnë dy zyrtarë të sigurisë për agjencinë AFP. Sipas...

Brikena dhe Gimbo drejt televotimit, Mateo dhe Selin shpëtojnë nominimin

0
Në një zhvillim të ri nga shtëpia e Big Brother, banorët Brikena dhe Gimbo janë të nominuarit që do të përballen me televotimin për...

Kosova nis njohjen e dokumenteve dhe lejet e përkohshme për serbët pa dokumente kosovare

0
Duke filluar nga sot, Qeveria e Kosovës do t’u ofrojë individëve të komunitetit serb që nuk janë pajisur me dokumente kosovare leje të përkohshme...