14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Lulzim Basha: “Amnistia penale minon luftën kundër korrupsionit dhe dëmton punën e SPAK”

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar pas publikimit të progres raportit të BE-së, duke theksuar se amnistia penale dhe bashkimi i votave mes Edi Ramës dhe Sali Berishës kanë penguar përpjekjet e institucioneve të drejtësisë për të luftuar korrupsionin. Sipas Bashës, ky vendim ka dëmtuar punën e SPAK dhe GJKKO, duke përforcuar pandëshkueshmërinë.

Basha deklaroi se kjo është një kambanë alarmi për BE-në dhe kërkoi nga ata që u përfshinë në votimin për amnistinë, të distancohen nga ky vendim dhe të kërkojnë ndjesë qytetarëve. Ai argumenton se e ardhmja europiane e Shqipërisë është e lidhur ngushtë me ndëshkimin e korrupsionit dhe se përpjekjet për të mbajtur gjallë pandëshkueshmërinë duhet të ndalen.

Ashtu siç kishim paralajmëruar, amnistimi i të korruptuarve nga bashkimi i votave mes Edi Ramës dhe Sali Berishës nuk ishte vetëm një shqetësim i drejtë i ngritur nga Demokratët Eruoatlantikë, por edhe një kambanë e fortë alarmi për Bashkimin Europian.

Raport progresi i BE-së pohon qartë se ai bashkim votash kundër punës së institucioneve të drejtësisë ndikon negativisht luftën e SPAK kundër korrupsionit.

Kokat që kërkojnë të mbajnë gjallë pandëshkueshmërinë dhe bishtat e tyre që gënjyen paturpësisht, duke deklaruar publikisht se nuk do të amnistoheshin të ndëshkuarit nga GJKKO, janë ekspozuar edhe njëherë se po punojnë për të mbrojtur veten dhe shërbëtorët e tyre nga drejtësia.

Ky raport progres është edhe një paralajmërim për ndalimin e menjëhershëm e planeve të fshehta të Trekëndëshit të Bermudës për të ndërhyrë në punët e SPAK dhe GJKKO përmes një amnistie të re, që pas amnistimit të “ushtarëve” synon aminstimin e korrupsionit të “kryetarëve”.

Frika e një grushti të vogël njerëzish nga e shkuara e tyre, nuk duhet të pengojë të ardhmen europiane të vendit dhe çlirimin e potencialit të jashtëzakonshëm të shqiptarëve, të penguar kaq gjatë nga korrupsioni i kudondodhur.

Kushdo që me naivitet, apo mirëbesim u bë pjesë i atij votimi të turpshëm, sot ka mundësinë të distancohet dhe t’i kërkojë ndjesë qytetarëve.

Rruga e shqiptarëve drejt Bashkimit Europian kalon përmes fundit të pandëshkueshmërisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 15 Mars 2026

0
Dashi Dita ju nxit të veproni me vendosmëri dhe të merrni iniciativa të reja. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të treguar aftësitë...

Parashikimi I motit, e Diel, 15 Mars 2026

0
Më 15 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, duke shfaqur periudha të shkurtra dielli, veçanërisht në ultësirat...

Sulm me dron godet bazën amerikane në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit

0
Një sulm me dron ka goditur vonë në mbrëmje bazën ushtarake pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit, konfirmojnë dy zyrtarë të sigurisë për agjencinë AFP. Sipas...

Brikena dhe Gimbo drejt televotimit, Mateo dhe Selin shpëtojnë nominimin

0
Në një zhvillim të ri nga shtëpia e Big Brother, banorët Brikena dhe Gimbo janë të nominuarit që do të përballen me televotimin për...

Kosova nis njohjen e dokumenteve dhe lejet e përkohshme për serbët pa dokumente kosovare

0
Duke filluar nga sot, Qeveria e Kosovës do t’u ofrojë individëve të komunitetit serb që nuk janë pajisur me dokumente kosovare leje të përkohshme...