12.5 C
Tiranë
Friday, November 22, 2024
spot_img

Lulzim Basha kundër ndryshimeve në kodin zgjedhor: “Pazar për sigurimin e vendit në parlament”

Lulzim Basha, kreu i Demokratëve Euroatlantikë, ka kritikuar ashpër dakordësinë mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, duke e quajtur atë një pazar të një grupi deputetësh që nuk kanë as votat e shtëpisë së tyre.

Në një konferencë për mediat, Basha deklaroi se ndryshimet e propozuara sanksionojnë që një e treta e listave të kandidatëve për deputet do të jenë të mbyllura, ndërsa në dy të tretat do të përdoret vota preferenciale, e cila, sipas tij, nuk ka asnjë ndikim në pjesën e sigurt të listës.

Basha theksoi se në Komisionin e Ligjeve po bëhet publik pazari Rama-Berisha për mbylljen e listave, duke shtuar se një grup deputetësh që nuk kanë mbështetje as në shtëpinë e tyre, kanë shpikur një sistem për të siguruar vendin e tyre në Parlament në zgjedhjet e ardhshme.

Një grup deputetësh që nuk i voton as shtëpia e vet kanë shpikur një sistem për të siguruar vendin e tyre, kaq e thjesht është. Për këtë është bërë e gjithë beteja, ky është pazari. Për këtë shkatërruan Komisionin e Reformës Zgjedhore, për këtë votuan ligjin për amnistimin e të korruptuarve të Edi Ramë, përfshirë dhe hajdutët e votave të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 2021-it, për këtë po negociojnë sot përfundimin e këtij pazari,” tha Basha.

Ai shtoi se ndryshe nga ç’është shpallur, nuk është çështje as revolucioni dhe as përmbysje e Edi Ramës, por një pazar për t’i dorëzuar Ramës pushtetin vitin e ardhshëm, me kusht që të sigurojnë veten e tyre në listat e mbyllura.

Basha gjithashtu u shpreh se kanë krijuar dy lloj listash: listat “biznes klas,” ku janë ata që sigurojnë veten e tyre, dhe listat e tjera që gjoja janë të hapura, por në fakt votat që do të shkojnë për një subjekt politik do të përfitohen nga ky grup i deputetëve të privilegjuar.

Po përgatitet rimbyllja e listave dhe po bëhet që njerëz të cilët nuk kanë vota, nuk vijnë dot t’iu kërkojnë votën ju, nuk kanë pra mbështetje politike, mbështetje qytetare, përkundrazi shumë prej tyre kanë neveri qytetare, këta të sigurojnë vendin e tyre pa u votuar, por duke u future në një listë të mbyllur, një listë e cila as nuk u paraqitet në fletën e votimit qytetarëve,” përfundoi Basha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT