5.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Lulzim Basha paralajmëron: ‘Gjykata do të vendosë në favor të PD-së zyrtare për vulën dhe siglën e Partisë’

E para, PD është zyrtare. Ekipi ynë i juristëve ka hedhur hapat e duhur. Shanset që ky realitet të ndryshojë në përputhje me ligjin janë zero. Sepse ky debat është shteruar, vetë argumentet e GJL e kanë treguar se debati ka shteruar. Nuk ka asnjë shans që vendimi të merret pro rithemelimit. Ndaj shohim një histori, që nga njëra anë tregon nervozizëm dhe nga ana tjetër t’i imponohet gjykatës. Kemi besimin që në realitetin ligjon nuk do të ndryshojë asgjë. Thirrja për palën tjetër është të pranojë vendimin,’ tha Basha.

Në lidhje me krizën në PD, Basha u shpreh se ka qenë periudhë e vështirë, por thekson se ka nxjerrë shumë mësime.

‘Politika e ka të nevojshme rinovimin. Psh, listat e hapura u shërbejnë dy qëllimeve, një që qytetarët të çojnë në parlament atë që ata dëshirojnë dhe e dyta, diktojnë një realitet shumë më të saktë sesa primarja më relative. Në këtë mënyrë, ripërtëritë elitën politike dhe nxit konkurrencën e brendshme. Në kushtet ku ndodhet Shqipëria duket utopike, por duhet t’u japim diçka shqiptarëve për të besuar, për të rilidhur fijet e këputura.’

Kemi një PD dhe një pjesë që u mbivendos interesave të demokratëve për një agjendë personale. Dalja nga kjo situatë është bashkimi për interesat e demokratëve. Gjykimi politik nis nga çfarë është mirë për mua dhe për tjetrin, por se cfarë është e mirë për PD dhe qytetarët. Në thelb, proceset politike kanë qenë dhe mosmarrëveshjet kanë qenë të kësaj natyre. Ajo që na bashkon ose na ndan është se çfarë është e mirë për shqiptarët është e mirë për PD.’

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...