14.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Lulzim Basha: PD, kërcënimi kryesor për qeverinë; SPAK-u shpresa e vetme për drejtësi

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, theksoi se PD është kërcënimi kryesor për qeverinë dhe SPAK-u është shpresa e vetme për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë në Shqipëri. Ai po punon për hartimin e një programi për qeverisjen e vendit, ndërsa mbledhja e sotme bëhet në kuadër të ristrukturimit të degëve nr.8 dhe nr.2 në kryeqytet. Basha shtoi se numri i sulmeve ndaj PD rivalizon vetëm me SPAK-un, duke e cilësuar atë si shpresa e shqiptarëve për drejtësi. Bashkë me SHBA-të dhe vendet e tjera të perëndimit, PD është duke luftuar për një shoqëri mbi standardet e tyre.

“Kërcënimi i dytë u vjen nga SPAK-u. Po të numërosh sulmet ndaj PD rivalizojnë vetëm me SPAK-un. Mbrëmë dhe sot e kuptuam pse duan me cdo kusht ta kenë SPAK-un nën kontroll, me hir ose pahir. Sepse janë të zhytur të gjithë. Por gjithsesi është ndryshe ta dëgjosh nga goja e 2-it që tregon me gisht 1-in.
SPAK-u është shpresa e vetme e shqiptarëve për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Nuk është perfekt, por është e vetmja shpresë ndaj duan ta mbysin ose ta kthejnë në një tjetër dele në vathën ku duan të fusin delet e tjera.

Nuk do ia dalin, sepse në këtë betejë kemi në krah ata që nuk na lanë 34 vite më parë si kopshti zoologjik i Europës, kemi në krah SHBA-të dhe vendet e tjera të perëndimit që na mirëpresin në gjirin e tyre por vetëm mbi standartet që kanë ndërtuar shoqëritë e tyre”- tha Basha.
Kryedemokrati tha se PD po punon për hartimin e një programi për qeverisjen e vendit, ndërsa mbledhja e sotme bëhet në kuadër të ristrukturimit të degëve nr.8 dhe nr.2 në kryeqytet.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...