4.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Lulzim Basha prezanton kandidatët për Lezhë dhe angazhimin për SPAK dhe drejtësinë

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka prezantuar sot kandidatët për deputetë të qarkut të Lezhës, që përfshijnë Prel Dedaj, Aleksandër Jushi, Kejda Myftari, Flora Myrta, Eduart Ndocaj, Kol Nikolli dhe Sander Prenga. Basha ka theksuar angazhimin e Koalicionit Euroatlantik për mbështetje të fuqishme ndaj SPAK dhe reformës në drejtësi.

Në fjalën e tij, Basha ka deklaruar se Koalicioni Euroatlantik është i vetmi që mbështet plotësisht SPAK, duke e cilësuar atë si shpresën e shqiptarëve për të luftuar pandëshkueshmërinë. Ai ka theksuar se, ndryshe nga kundërshtarët që kanë frikë nga drejtësia dhe po përpiqen ta minojnë, demokratët Euroatlantik janë të angazhuar për të dyfishuar mbështetje për SPAK dhe për të forcuar institucionet e drejtësisë, përfshirë vettingun e politikanëve dhe heqjen e imunitetit të parlamentarëve.

Basha gjithashtu nënvizoi se vota për Koalicionin Euroatlantik është një votë për luftën kundër korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë. Ai theksoi se koalicioni është i angazhuar për një parlament të barabartë përpara ligjit dhe për të siguruar që çdo politikan të japë llogari për veprimet e tij.

Pjesë nga fjala e Lulzim Bashës:
Ne, Demokratët Euroatlantikë, Koalicioni Euroatlantikë kemi qëndruar e qëndrojmë pa asnjë dilemë dhe me mbështetjen më të fuqishme pro drejtësisë, pro SPAK, e cila është shpresa e shqiptarëve për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Kjo është veçoria e parë që na ndan me të tjerët. Të gjithë të tjerët i ka bashkuar frika ndaj SPAK. Kanë frikë për zullumet, kanë frikë se u kanë hyrë në hak shqiptarëve. Dhe projekti i tyre i përbashkët është ta ngadalësojnë, ta frenojnë, e mundësisht ta shkatërrojnë drejtësinë, para se drejtësia t’i vendos ata para përgjegjësisë.”

Ai e mbylli fjalimin duke shtuar se Koalicioni Euroatlantik është i vetmi që do të dyfishojë mbështetjen për SPAK dhe do të vazhdojë të luftojë korrupsionin dhe pandëshkueshmërinë në Shqipëri.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...