15.5 C
Tiranë
Sunday, September 22, 2024
spot_img

Lulzim Basha: Teatri parlamentar është pasqyrë e pazarit Rama-Berisha

Kreu i demokratëve euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve në seancën e fundit parlamentare, ku u miratuan ndryshimet në qeveri dhe Elisa Spiropali u zgjodh Kryetare e Kuvendit. Sipas Bashës, ky ishte një episod i “teatrit” të politikës shqiptare, i cili pasqyron marrëveshjet e fshehta mes Edi Ramës dhe Sali Berishës.

Në një deklaratë publike, Basha tha se shqiptarët janë të neveritur nga shfaqjet hipokrite dhe të dala boje të politikanëve. Ai ironizoi deputetët e Berishës, të cilët protestuan në seancë, por pak ditë më parë bashkuan votat me Ramën për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Sipas Bashës, këto veprime janë pjesë e një pazar të ndyrë për amnistinë dhe mbylljen e listave.

Postimi i Lulzim Bashës:

Edi Rama formalizoi sot makiazhin e fundit të qeverisë së mbytur nga korrupsioni dhe lidhjet me krimin. Njësoj si pas çdo makiazhi, më shumë është zhytur në korrupsion e më shumë i ka varfëruar shqiptarët, sepse nona e korrupsionit është Edi Rama, që qëndron në krye të saj.

Nga ana tjetër, teatër-opozita dha shfaqjen e radhës, bajate dhe hipokrite, për të hequr shijen e pazarit të ndyrë kur vetëm 4 ditë më parë bashkoi votat me Edi Ramën për të shkatërruar Reformën Zgjedhore dhe mbyllur listat. E njëjta teatër-opozitë që sot bërtiste kundër korrupsionit, bashkoi votat me Edi Ramën për të liruar të korruptuarit e tij.

Teatri i sotëm është ana tjetër e medaljes së pazarit Rama-Berisha. Sepse pa votat e Berishës, Rama nuk amnistonte dot të korruptuarit e tij. Pa votat e Berishës, Rama nuk i mbyllte dot listat.

Batakçinjtë që liruan të korruptuarit e Ramës dhe mbyllën listat për veten e tyre mund të kujtojnë se shqiptarëve ju shesin sapunin për djathë, por jo. Shqiptarët që e neverisin përditë e më shumë qeverinë më të korruptuar në Europë dhe teatër-opozitën si fasada e shëmtuar e saj.

Shfaqjeve që ditën bëjnë sikur zihen e natën mbyllin pazaret u ka dalë boja. Shqipëria meriton më shumë!”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT