11.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Lulzim Basha:“Lista e Berishës sjell në Parlament Elvis Roshin dhe Ilir Metën”

Gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë në degën 6, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, lëshoi akuza të forta ndaj Sali Berishës dhe Edi Ramës, duke i konsideruar si bashkëpunëtorë në prapaskenat politike dhe në ruajtjen e pushtetit përmes pazareve të ndërsjella.

Duke marrë shkas nga përfshirja në listën e Berishës të një kushëriri të Elvis Roshit – figurë e njohur për skandalet e së shkuarës – Basha deklaroi se votimi për listën e Berishës është në fakt votim për Roshin dhe Ilir Metën. “Kjo është beteja e doktorit kundër Edi Ramës,” ironizoi ai, duke theksuar se bashkëpunimi mes tyre del në pah përditë.

“Berisha dhe Rama kanë bashkë pushtetin, listat, mediat dhe interesat korruptive”

Sipas Bashës, marrëveshja mes Ramës dhe Berishës nuk është më sekret:
• “Bashkë e kanë pushtetin, bashkë e kanë kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, bashkë i bënë listat, bashkë kanë interesat ekonomike, nga Mali i Tiranës tek Selman Stermasi.”
Ai shtoi se media të kontrolluara nga të dy palët luajnë rolin e dy fytyrave të së njëjtës monedhë: “një herë nxjerrin Ramën, një herë Berishën, por të dy mbrojnë njëri-tjetrin.”

Goditja ndaj SPAK-ut si projekt i përbashkët

Basha theksoi se “goditja finale” e këtij bashkëpunimi është sulmi ndaj SPAK-ut:
Plani është i qartë – të ruajnë privilegjet, të mbulojnë korrupsionin dhe të shkatërrojnë SPAK-un.”
Ai akuzoi Berishën për votat që, sipas tij, i ka dhënë Edi Ramës për të shpëtuar 111 të korruptuar:
“Pa votat e tij, Edi Rama nuk mund të lironte të korruptuarit.”

“Pazar-opozita” dhe përpjekja për monopol politik

Në përfundim të fjalës së tij, Basha akuzoi Berishën se po përpiqet të monopolizojë opozitën për interesa personale dhe në marrëveshje me qeverinë:
Pushteti i korruptuar i Edi Ramës me një pseudoopozitë, një pazar-opozitë, me doktor pazarin në krye – kjo është loja që po luhet.

Mes thirrjeve për ndarjen nga e kaluara dhe për një alternativë të re euroatlantike, Basha kërkoi mbështetjen e qytetarëve për të “çliruar” politikën nga simbioza Rama-Berisha-Meta dhe për të kthyer besimin te drejtësia dhe institucionet.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...