12.5 C
Tiranë
Friday, March 20, 2026
spot_img

Lushnje/ Kapet nga policia duke shitur drogë, në pranga shitësi dhe klienti

Nje 42-vjeçar është arrestuar në Lushnje pasi u kap mat duke shitur kanabis. Ndërkohë në pranga ka përfunduar edhe i riu që do të merrte lëndën narkotike.

Në Lushnjë, gjatë operacionit “Deal” u arestuan shtetasit Gani Satka dhe Riccardo Andonie.

42-vjeçari Satka ishte dënuar edhe më herët për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Njoftimi i policise:

Lushnjë

Finalizohet falë inteligjencës informative, operacioni policor i koduar “Deal”. Sekuestrohet një sasi lënde narkotike kanabis, e ndarë në doza.

U kap në flagrancë teksa shiste doza të lëndës narkotike kanabis, arrestohet 42-vjeçari, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Në pranga edhe një 20-vjeçar nga Italia, pasi u kap duke blerë dozat e lëndës narkotike.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, të mbështetura nga inteligjenca informative, për një rast të shitjes në doza, të lëndës narkotike kanabis, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Deal”, në kuadër të të cilit u kapën në flagrancë dhe u arrestuan shtetasit G. S., 42 vjeç, banues në Dimal dhe R. A., 20 vjeç, banues në Itali.

42-vjeçari, i dënuar më parë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, u kap në flagrancë, në automjetin që drejtonte, teksa i shiste shtetasit R. A., doza të dyshuara lënde narkotike kanabis. Këto doza u sekuestruan nga shërbimet e Policisë, në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për veprime të metejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“U vra në sulmet ajrore”, eliminohet zëdhënësi i IRGC-së Ali Mohammad Naini

0
Zëdhënësi i Trupave të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), gjenerali Ali Mohammad Naini, është vrarë, sipas mediave shtetërore iraniane. Agjencia Tasnim raportoi se Naini u shpall...

Benjamin Netanyahu: “Lufta me Iranin do të përfundojë më shpejt nga sa besohet”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se konflikti me Iranin mund të marrë fund më shpejt nga sa parashikon opinioni ndërkombëtar, duke theksuar se Izraeli...

Tentativë grabitjeje në Pogradec: Autorët thyejnë argjendarinë, largohen kur panë policisë

0
Një tentativë vjedhjeje është regjistruar gjatë orëve të natës në një argjendari në lagjen nr. 3 të Pogradec. Sipas burimeve, dy persona të maskuar kanë...

“Gëzuar Fitër Bajrami”: Sheshet mbushen me besimtarë në gjithë Shqipërinë, mesazhe paqeje dhe harmonie

0
Atmosferë festive dhe shpirtërore ka përfshirë gjithë Shqipërinë këtë të premte, ku mijëra besimtarë myslimanë kanë falur namazin e Fitër Bajrami në sheshet dhe...

“Sot festohet Fitër Bajrami”, ja çfarë nuk duhet të mungojë në tryezën festive

0
Besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajrami, një nga festat më të rëndësishme të besimit islam, e cila vjen pas 30 ditëve të agjërimit gjatë...