9.5 C
Tiranë
Tuesday, November 26, 2024
spot_img

Lushnjë: Shpërthim fatal në magazinën e biznesit, 1 i vdekur dhe 4 të tjerë plagosen

Një ngjarje e tmerrshme ka tronditur Lushnjën, pas një shpërthimi të madh në një magazinë, ku punonjësit patën kontakt me shtyllën e tensionit të lartë. Si rezultat, një person ka humbur jetën, ndërsa 4 të tjerë janë plagosur.

Ndër të plagosurit, raportohet se është edhe deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela. Dyshohet se biznesi ku ka ndodhur ngjarja tragjike i përket deputetit.

Autoritetet lokale dhe shërbimet e urgjencës janë përfshirë në ndihmë dhe hetimet për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e shpërthimit janë në vazhdim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT