11.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Lushnje: Spitali reagon pas ndërrimit të jetës së 6-vjeçarit

 

Spitali i Lushnjes ka reaguar lidhur me ngjarjen e trishtë të ndodhur ditën e djeshme, ku një fëmijë 6-vjeçar ka humbur jetën pas një gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas një deklarate të siguruar për BalkanWeb nga gazetari Julian Kasapi, bëhet e ditur se fëmija, Aleksandër Rustani, i lindur në vitin 2019, ka mbërritur në Spitalin e Lushnjes rreth orës 14:20, i shoqëruar nga ambulanca e Divjakës. I mituri ka qenë në gjendje shumë të rëndë, me saturime oksigjeni prej 70%, dhe është asistuar nga mjeku i rojes dhe personeli infermier. Pas analizave dhe konsultave të bëra, është diagnostikuar me bronkopneumoni bilaterale difuze dhe insuficiencë respiratore akute.

“Në orën 17:00, fëmija është transportuar për në ambulancë, e pajisur me oksigjen, dhe gjatë udhëtimit ka pësuar të vjella dhe ka humbur ndjenjat. Mjeku pediatër që do ta shoqëronte për në Tiranë ka bërë përpjekje për ta reanimuar duke bërë masazh kardiak. Fëmija është rikthyer në urgjencë në dhomën e shokut, ku ka vazhduar reanimimi nga mjekët gjatë gjithë kohës, por për shkak të gjendjes së rënduar, fëmija ka ndërruar jetë. Vdekja është konstatuar në orën 17:20”, thuhet mes të tjerash në deklaratë.Deklarata e plotë:

Fëmija Aleksandër Rustani, i lindur në vitin 2019, ka mbërritur në Spitalin e Lushnjes në orën 14:20, i shoqëruar nga ambulanca e Divjakës. Ai ka mbërritur në gjendje shumë të rëndë, me saturime 70%, sipas informacionit të dhënë nga familjarët, dhe është asistuar në repartin e pediatrisë nga mjeku i rojes dhe personeli infermier. U janë ofruar ndihmat e nevojshme, është kartelizuar, janë marrë analizat dhe janë marrë përgjigjet e analizave në orën 15:30 dhe 15:45. Pas kësaj, u thirr konsulta me dy mjekë, dhe në orën 16:00 u bë vlerësimi nga konsulta, e cila e diagnozoi me bronkopneumoni bilaterale difuze dhe insuficiencë respiratore akute.

Pasi u vendos që fëmija të nisej me urgjencë për në QSUT, u përgatit ambulanca. Pritja e kishte penguar nisjen, pasi mamaja dhe fëmija refuzonin të udhëtonin pa praninë e gjyshit. Gjatë gjithë kësaj kohe, fëmija ka qenë nën mbikëqyrjen dhe trajtimin e mjekëve. Në orën 17:00, fëmija është transportuar për në ambulancë, e pajisur me oksigjen, dhe gjatë udhëtimit ka pësuar të vjella dhe ka humbur ndjenjat. Mjeku pediatër që do ta shoqëronte për në Tiranë ka bërë përpjekje për ta reanimuar duke bërë masazh kardiak. Fëmija është rikthyer në urgjencë në dhomën e shokut, ku ka vazhduar reanimimi nga mjekët gjatë gjithë kohës, por për shkak të gjendjes së rënduar, fëmija ka ndërruar jetë. Vdekja është konstatuar në orën 17:20.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...