6.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

“Ma theve zemrën”, letra tronditëse e ish-partneres së Labinot Haxhiut lexohet në Prime-n e BBVK

Një moment i fortë emocional u transmetua gjatë Prime-t të Big Brother VIP Kosova, ku Labinot Haxhiu u përball drejtpërdrejt me një letër/audiomesazh nga ish-partnerja e tij, Matilda, pas puthjes që ai pati me Bia Khalifën disa ditë më parë.

Reagimi i Matildës u lexua i plotë në Prime dhe përmbante akuza të forta, ku ajo shprehte ndjenjën e tradhtisë dhe zhgënjimit të thellë. “Nuk mund ta përshkruaj si jam ndjerë gjithë këtë kohë, por sidomos prej momentit kur ti puthe një grua tjetër… të më tradhtosh në televizion duke e ditur se unë dhe i gjithë rrethi im po e shohim është gjëja më e rëndë që mund të më bëje”, shkruan ajo, duke theksuar se zemra e saj është thyer dhe se meriton më shumë respekt.

Në mesazhin e saj, Matilda nënvizon se e kishte mbështetur Labinotin dhe i kishte dhënë miratimin që të ndiqte atë që e bënte të lumtur, por sipas saj ai nuk ishte treguar i sinqertë që në fillim. “Ne u morëm vesh për një gjë të thjeshtë: të mos e fshihje marrëdhënien tonë, të ishe i sinqertë për ne”, shprehet ajo, duke shtuar se sot është e bindur se ai e dinte që nuk do ta mbante këtë fjalë.

Ajo ndalet edhe te planet e së ardhmes që kishin bërë bashkë, përfshirë ndërtimin e një shtëpie, të cilat sipas saj u rrëzuan papritur. “Pse duhet të marr vesh nga një livestream se ti do të shpërngulesh në Kosovë, kur vetëm 6 javë më parë flisnim që pas kësaj do të ndërtonim një shtëpi bashkë”, thuhet në letër.

Në fund të reagimit të saj, Matilda shpreh zhgënjimin e thellë dhe i drejtohet Labinotit me tone të forta: “Ma theve zemrën dhe unë meritoj shumë më mirë. Çdo grua meriton më mirë, asnjë nuk meriton një burrë që nuk e respekton”, duke e ftuar atë të reflektojë mbi veprimet dhe pasojat e tyre.

Pas transmetimit të mesazhit, Labinot Haxhiu reagoi publikisht duke kërkuar falje për lëndimin e shkaktuar. Ai pranoi se situata është e rëndë emocionalisht dhe theksoi se ndarja kishte ardhur pas një krize në marrëdhënie, e lidhur me vendimin e tij për t’u zhvendosur dhe për të vazhduar karrierën në Kosovë. “Respektin për të e mbaj, kam kujtime shumë të mira. Jam i shqetësuar”, u shpreh Labinoti.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...