5.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Macron: “Nuk e kuptoj çfarë po bën me Groenlandën”, Trump zbulon propozimin për takim G7–Rusi–Danimarkë në Paris

Presidenti francez Emmanuel Macron ka propozuar zhvillimin e një takimi të jashtëzakonshëm në Paris, ku do të merrnin pjesë vendet e G7-ës së bashku me Rusinë dhe Danimarkën. Lajmi u bë publik nga presidenti amerikan Donald Trump, i cili deklaroi se propozimi është bërë përmes mesazheve private të shkëmbyera mes dy liderëve.

Trump i publikoi mesazhet herët gjatë ditës së sotme në platformën e tij Truth Social, ndërsa Pallati Elize konfirmoi më pas vërtetësinë e komunikimit mes presidentëve.

Në mesazhet e publikuara, Macron i referohet qëndrimeve të Trump mbi Groenlandën, duke shkruar: “Nuk e kuptoj se çfarë po bën me Groenlandën”, në lidhje me kërkesat e presidentit amerikan që SHBA-ja të marrë territorin nga Danimarka.

Më tej, Macron propozon organizimin e një takimi të enjten pasdite në Paris, ku përveç vendeve të G7-ës dhe Danimarkës, do të ftoheshin edhe Rusia, Ukraina dhe Siria, me qëllim diskutimin e zhvillimeve aktuale gjeopolitike.

Donald Trump pritet të ndodhet në Evropë në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, ku është planifikuar të mbajë një fjalim ditën e nesërme. Nuk ka ende një konfirmim zyrtar nëse ai do të marrë pjesë në takimin e propozuar në Paris.

Grupi i G7-ës përbëhet nga Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...