14.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Makina inteligjente/ 540 shoferëve do u shkojë sot gjoba në shtëpi, Policia shton kontrollet gjatë fundjavës dhe iu tërheq vëmendjen shoferëve

Policia e Shtetit vijon kontrollet dhe monitorimin e qarkullimit të automjeteve, duke përdorur makinën inteligjente, radarë, dronë, mjete të pauniformuara, kamera, aparate fotografike dhe alkooltestues.

Policia bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit makina inteligjente ka evidentuar në shkelje, 540 drejtues mjetesh, të cilëve do t’u shkojë masa administrative në banesë.

” Janë pezulluar 94 leje drejtimi, nga të cilat 70 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 20 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 4 për qarkullim në sens të kundërt.

Gjithashtu janë arrestuar në flagrancë 6 drejtues mjetesh, nga të cilët 4 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 2 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës në tërësi, veçanërisht drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe çiklistët, që të tregojnë kujdes dhe të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjatë fundjavës, shërbimet e Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Patrullat e Përgjithshme dhe forcat “Shqiponja”, do të intensifikojnë kontrollet në të gjitha akset nacionale, qendrat urbane dhe akset kryesore rurale që lidhin qendrat administrative me qytetet, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Dashi Dita mund të sjellë disa sfida të vogla, por energjia juaj do t’ju ndihmojë t’i kapërceni. Në punë kërkohet përqendrim. Në dashuri, shmangni reagimet...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Më 18 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të dendura dhe reshje të herëpashershme shiu në pjesën më të madhe...

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...