14.5 C
Tiranë
Friday, March 20, 2026
spot_img

Makinat inteligjente nuk ndalen , policia heq 45 leje drejtimi vetëm ditën e sotme

Policia Rrugore ka pezulluar 45 leje drejtimi këtë të diel për shpejtësi tej normave të lejuara.

“Përgjatë paradites së sotme, nga Morina në Sarandë, janë konstatuar shkelje në drejtim të tejkalimit të normave të shpejtësisë që varionin nga 171 km/h deri në 181 km/h, kryesisht në autostradat “Tiranë – Elbasan”, “Tiranë – Durrës” dhe “Fier – Vlorë”, njofton policia.

Gjithashtu janë vendosur 645 masa administrative në total, për parakalime të gabuara, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit si dhe për mosvendosje të rripit të sigurimit apo të kaskës mbrojtëse. Në të gjitha rrugët e vendit janë duke patrulluar 11 makina inteligjente, 16 radarë automatikë dhe,në disa segmente të cilësura njolla të zeza janë vënë në përdorim edhe dronët, për të parandaluar dhe ndëshkuar parakalimet e gabuara, shtojnë të njëjtat burime.

Policia Rrugore:

Mos shpejtoni të arrini aksidentin, por kujdesuni për jetën dhe shëndetin!

Udhëtoni me jetën në mendje dhe mos fluturoni me shpejtësi që variojnë nga 171 km/h deri në 181 km/h, në akset rrugore nga Tirana në Vlorë.

Në të gjitha rrugët e vendit e veçanërisht në ato në drejtim të zonave bregdetare, vijon fluksi i lartë i automjeteve.

Policia Rrugore ka shtuar masat, duke rritur prezencën e saj në rrugë, si në burime njerëzore ashtu edhe në teknologji bashkëkohore.

Në të gjitha rrugët e vendit janë duke patrulluar, me qëllim monitorimin e qarkullimit, 11 makina inteligjente dhe 16 radarë automatikë. Njëkohësisht, në disa segmente të cilësura njolla të zeza janë vënë në përdorim edhe dronët, për të parandaluar dhe ndëshkuar parakalimet e gabuara që shpesh janë kthyer në burim për përfshirje në ngjarje rrugore.

Përgjatë paradites së sotme, nga Morina në Sarandë, janë konstatuar shkelje në drejtim të tejkalimit të normave të shpejtësisë që varionin nga 171 km/h deri në 181 km/h, kryesisht në autostradat “Tiranë – Elbasan”, “Tiranë – Durrës”, “Fier – Vlorë” etj. Janë konstatuar parakalime të gabuara, përdorim i celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe mosvendosje e rripit të sigurimit apo e kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve.

Janë pezulluar 45 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara dhe janë vendosur 645 masa administrative në total, për parakalime të gabuara, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, për mosvendosje të rripit të sigurimit apo të kaskës mbrojtëse etj.

Policia Rrugore apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor që të arrini në destinacion të sigurtë.

Mos qarkulloni me shpejtësi që cenon sigurinë e jetës në rrugë, mos drejtoni mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, mos kryeni parakalime të gabuara, mos përdorni celularin gjatë drejtimit të mjetit, vendosni rripin e sigurimit dhe/apo kaskën mbrojtëse dhe qëndroni në radhë kur ka ngadalësim të lëvizjes, pasi fluksi i automjeteve në drejtim të zonave bregdetare dhe anasjelltas, është shumë i lartë.

Përdorni rrugët alternative për të udhëtuar kryesisht në drejtim të Tiranës, si dhe drejt çdo destinacioni tjetër.

#udhëtomejetënnëmendje 🛣️🚘
#zbatorregullat✅⚠️
#mbrojetën
#respektokëmbësorët 🚶🚸
#STOP ❌shpejtësi ❌alkool❌celular🚘

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“U vra në sulmet ajrore”, eliminohet zëdhënësi i IRGC-së Ali Mohammad Naini

0
Zëdhënësi i Trupave të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), gjenerali Ali Mohammad Naini, është vrarë, sipas mediave shtetërore iraniane. Agjencia Tasnim raportoi se Naini u shpall...

Benjamin Netanyahu: “Lufta me Iranin do të përfundojë më shpejt nga sa besohet”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se konflikti me Iranin mund të marrë fund më shpejt nga sa parashikon opinioni ndërkombëtar, duke theksuar se Izraeli...

Tentativë grabitjeje në Pogradec: Autorët thyejnë argjendarinë, largohen kur panë policisë

0
Një tentativë vjedhjeje është regjistruar gjatë orëve të natës në një argjendari në lagjen nr. 3 të Pogradec. Sipas burimeve, dy persona të maskuar kanë...

“Gëzuar Fitër Bajrami”: Sheshet mbushen me besimtarë në gjithë Shqipërinë, mesazhe paqeje dhe harmonie

0
Atmosferë festive dhe shpirtërore ka përfshirë gjithë Shqipërinë këtë të premte, ku mijëra besimtarë myslimanë kanë falur namazin e Fitër Bajrami në sheshet dhe...

“Sot festohet Fitër Bajrami”, ja çfarë nuk duhet të mungojë në tryezën festive

0
Besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajrami, një nga festat më të rëndësishme të besimit islam, e cila vjen pas 30 ditëve të agjërimit gjatë...